Futboll La Liga Sport

“MBRETI” I LA LIGAS/ Të gjitha rekordet që Messi mund t’i thyejë gjatë 2019

Përveç suksesit kolektiv me Barcelonës, ylli argjentinas, Lionel Messi, synon që gjatë vitit 2019 t’i thyejë një numër rekordesh individuale në të gjitha garat ku merr pjesë.

Argjentinasi vazhdon të performojë në mënyrë mjaft mbresëlënëse javë pas jave përkundër që tani është 32-vjeçar dhe në vitin 2019, ai do të tentojë ta rrisë nivelin e tij edhe më lart.

Këto janë disa nga rekordet individuale që Messi mund t’i thyejë gjatë 12 muajve në vazhdim:

Numri i titujve me vetëm një klub: Rekordi i Giggsit

Nëse Barcelona arrin ta fitojë tripletën këtë vit, Messi do t’i grumbullonte 36 tituj me vetëm një klub, që e barazon numrin e titujve që i ka Ryan Giggs me Manchester Unitedin. Argjentinasi është i uritur t’i fitojë të gjitha titujt e mundshëm këtë sezon, veçanërisht Ligën e Kampionëve, të cilën nuk e ka fituar që nga viti 2015.

Së pari Iniesta, pastaj Xavi

Leo Messi mund të bëhet lojtari i dytë me më së shumti paraqitje për Barcelonën. Aktualisht, ai është në pozitën e tretë, me 657 paraqitje për klubin katalonas. Argjentinasit i nevojiten vetëm edhe 18 për ta kaluar Andres Iniestan, ndërsa 110 për ta kaluar Xavi Hernandezin, që është në pozitën e parë.

Afër rekordit për fitore të Casillasit

Gjithashtu, argjentinasi mund ta arrijë rekordin për më së shumti fitore në La Liga, pasi që i ka vetëm 11 fitore më pak se ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas.

Gara për Këpucën e Artë për të gjashtën herë

Messi synon ta fitojë për herë të gjashtë Këpucën e Artë dhe të tretën radhazi, diçka që nuk është arritur asnjëherë më parë në historinë e këtij sporti.

Rekordi i Zarras

Messi synon ta fitojë për të gjashtën herë në karrierë edhe Pichichin, çmim ky që i dhurohet nga MARCA golashënuesit më të mirë të La Li Ligës, duke e barazuar kështu rekordin e sulmuesit spanjoll, Telmo Zarra. Messit i duhen edhe tri gola për ta thyer këtë rekord.

Edhe një het-trik për ta arritur rekordin prej 50 het-trikave në karrierë

Kapitenit të Barcelonës i duhet vetëm edhe një het-trik për ta arritur rekordin prej 50 het-trikave gjatë karrierës së tij.

Related posts

SULMON KEQ KLUBIN PËR TRANSFERIMIN E CAVANIT/ Legjenda e Manchester United: Morët një pensionist…

Delo.autor

BUNDESLIGA/ DORTMUNDI me 10 lojtarë i merr pikë Hoffenheimit, fiton edhe Hertha Berlinit

Isa.Autor

McGregor tallet me Cristiano Ronaldon

Q.Autor

Leave a Comment