Futboll Sport

“MERKATOJA E ÇMENDUR DREJT…”/ 5 prioritetet e Barcelonës nga porta në sulm

Pavarësisht nga arritjet e skuadrës në fund të sezonit, kupola drejtuese e Barcelonës punon me një plan të qartë për fushatën e ardhshme të blerjeve. Synimi është përforcimi i organikës me të paktën 5 blerje.

1 – Jasper Cillessen po kalon me shumë mundësi 6 muajt e fundit si portier i Barcelonës. Edhe pse ka kontratë me klubin katalan deri në qershor të vitit 2021, portieri holandez është i vendosur të largohet nga Barça në fund të sezonit, që do të jetë i treti që nga qershori i 2016-ës, kur la Ajaxin për Barçën. 29-vjeçari beson se ka ardhur koha që ai të ndryshojë ambient. Holandezi është shumë i kënaqur te Barça, por synon të jetë protagonist në një tjetër klub Europian. Nëse Cillessen e mbyll me Barçën sikurse parashikohet, klubi planifikon të nënshkruajë me një tjetër portier me vlerë rreth 15 milionë euro dhe me përvojë në elitë, edhe pse jo domosdoshmërisht një veteran.

2 – Largimi i sigurt i Thomas Vermaelen (kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni) e lë qendrën e mbrojtjes me vetëm tre emra të rëndësishëm: Gerard Piqué, Clément Lenglet dhe Samuel Umtiti. Me dyshimet për formën fizike të Umtiti, klubi po merr në konsideratë blerjen e të paktën një mbrojtësi qendre. Një nga kandidatët është mbrojtësi i ri i Toulouse, Jean-Clair Todibo (vetëm 19 vjeç), të cilit i përfundon kontratën me ekipin francez më 30 qershor. Megjithatë, nuk duhet të përjashtohet mundësia që Jeison Murillo të mbetet te Barça në qoftë se ai e bind klubin huazimit deri në qershor. “Blaugranat” kanë rënë dakord me Valencian se mund të blejnë për 25 milionë.

3 – Frenkie de Jong është objektivi kryesor dhe pothuajse i vetëm për mesfushë. Holandezi mund të kushtojë nga 70 deri 75 milionë euro dhe konsiderohet alternativa ideale për Sergio Busquets. De Jong e pëlqen shumë stilin e lojës së Barcelonës, por katalanët duhet të veprojnë me vendosmëri, pasi për lojtarin interesohen edhe emra të tjerë të mëdhenj, si Manhester City, PSG apo Bayerni i Mynihut.

4 – Adrien Rabiot pritet të jetë një nga përforcimet e para për sezonit të ardhshëm. Klubi i Barcelonës e ka shfaqur hapur ambicien për të marrë mesfushorin francez. Kampioni i botës është një mundësi që nuk duhet humbur dhe mund të merret me parametër zero në fund të sezonit. Barcelonës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të bindë futbollistin dhe menaxheren e tij (nëna e Rabiot) për pagën.

5 – Një tjetër prioritet për drejtuesit e Barçës është nënshkrimi me një qendërsulmues. Pasi Borussia Dortmund ushtroi opsionin e blerjes të Alcácer (23 milionë euro) dhe Munir (i përfundon kontratën më 30 qershor)nuk e ka pranuar ofertën e rinovimit, klubi e di se duhet të përforcohet me një tjetër “9”. Klubi ka në listë disa emra: André Silva (Sevilla), Maxi Gómez (Celta), Piatek (Genoa), Pepé (Lille), Ëerner (Leipzig) dhe Jovic (Eintracht). Harry Kane mbetet për momentin

Related posts

Shqipëri U21-Bosnje U21/ Hebaj i pafat, shtylla e ndal nga goli i barazimit (VIDEO)

Sadik.Autor

KOMENTON SFIDËN ZENIT-JUVENTUS/ Seedorf: Mund të fitohet edhe duke luajtur keq, por…

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ LIVERPOOL/ Conte i tërbuar: Disa prej nesh kthehen në shtëpi me mendimin se…

Delo.autor

Leave a Comment