Futboll Seria A Sport

“AI DO TË PAGUHET…”/ Ramsey “i sheh targën” vetëm Ronaldos, zbardhen detajet e kontratës me Juventusin

Aaron Ramsey ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare me Juventusin, me vlerën 36 milionë £ (stërlina) dhe do të bashkohet me kampionët italianë si një transferim i lirë, në fund të sezonit. Mesfushori e ka diskutuar këtë lëvizje për javë të tëra dhe do të largohet nga Arsenali pas 10 vitesh në këtë klub.

28-vjeçari uellsian do të paguhet rreth 140.000 £ në javë (7.2 milionë £ në sezon), duke u bërë lojtari i dytë me pagën më të lartë te bardhezinjtë, pas Cristiano Ronaldos. Futbollisti në fjalë do të lërë pas vetes në këtë drejtim Paulo Dybala dhe Douglas Costa.

Juventusi, i cili i ka fituar radhazi titujt e fundit në Serie A, nënshkroi me Ronaldon për 100 milionë euro verën e kaluar dhe është 9 pikë para Napolit, në krye të renditjes, pas 19 ndeshjeve kampionat. “Zonja e Vjetër” ka luajtur në dy nga katër finalet e fundit të Ligës së Kampionëve, por i ka humbur të dyja: ndaj Barcelonës në vitin 2015 dhe Real Madridit dy vite më vonë.

Trajneri Max Allegri dhe menaxheri Fabio Paratici janë admirues të mëdhenj të Ramsey, i cili ka gjasa të zërë direkt vendin e titullarit në formacionin e Juventusit. Me gjasë do të luajë me Miralem Pjanic dhe Blaise Matuidi, në një mesfushë bardhezi me tre lojtarë. Ai ka të ngjarë të zëvendësojë njërin nga Emre Can, Rodrigo Bentancur apo Sami Khedira, me këtë të fundit, që ndoshta do ta lërë Torinon në verë.

Ramsey nënshkroi me Arsenalin nga Cardiff për 4.8 milionë £. Ai ka luajtur deri më tani 252 ndeshje me klubin anglez, duke shënuar 52 gola. Uellsiani ka fituar tri “FA Cup”, duke shënuar golin e fitores në finalet e vitit 2014 dhe 2017.

Ramsey ndoshta luajti futbollin më të mirë të karrierës së tij, gjatë “Euro 2016”, kur Uellsi arriti deri në gjysmëfinale, megjithëse u pezullua për ndeshjen e fundit, kur Portugalia e mundi ekipin e Chris Coleman 2-0.

Related posts

SPEKTAKOLARE NË MIQËSORE/ Maqedonia e Veriut shpërthen me “poker” ndaj Kazakastanit para Europianit

Delo.autor

LIVERPOOL-TOTTENHAM/ Skuadra e Mourinho-s ndëshkohet nga një trajektore perfekte e Salah (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Milik çlirohet nga Napoli? Vjen oferta nga Spanja, ja vendimi që ylli polak…

Delo.autor

Leave a Comment