Futboll Seria A Sport

DYBALA SHËNJESTRA E KLUBEVE TË MËDHA/ Ja shifrat e “çmendura” për yllin e argjentinës

Bayern, Paris Saint-Germain dhe Manchester City janë të interesuar për yllin e Juventus-it, Paulo Dybala, por klubi do të konsiderojë vetëm ofertat që kapin shifrën 100 milionë euro.

Tre emrat e mëdhenj të futbollit evropian kanë bërë ofertat e tyre financiare për Dybala-n, por Juve i ka injoruar të gjitha deri tani.

Gjithsesi e përditshmja italiane shton se “Zonja e Vjetër” nuk e përjashton mundësinë e shitjes së një emri tjetër të madh këtë verë.

Megjithatë kusht i domosdoshëm për Bayern-in, City-n dhe PSG-në do të ishte një ofertë mbi 100 milionë euro, si në rastin e ri-kthimit të Paul Pogbas te Manchester United.

Në këtë rast një “jo” nga Juventus do të ishte i pamundur për të mos lejuar sulmuesin të largohej.

Argjentinasi ka shënuar vetëm dy gola të Serie A në gjysmën e parë të sezonit.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Espanyol-Real Madrid. Rezultati 2-1

Delo.autor

E PABESUESHME/ Duhet dalë nga kriza, Barcelona ndryshon emrin e stadiumit në këmbim të 280 milionë eurosh

Delo.autor

KA MBËRRITUR PËR VIZITAT MJEKËSORE/ Ish-mesfushori i Milanit pranë kalimit te klubi në pronësi të Berluskonit

Delo.autor

Leave a Comment