Futboll Sport

STATISTIKAT/ Vinicius më mirë se Messi në sezonin e tij të parë

Vinicius Junior padyshim që është një nga diamantet e futbollit modern dhe Real Madrid ka fatin që e rrëmbeu shpejt, e i dha shansin të luajë në skuadrën e parë. Mirëpo deklarata e tij e djeshme ku theksoi se nuk kishte frikë nga Messi për “El Calsico-n” e nesërme bëri bujë të madhe.

Në vitin e tij të parë në Madrid, Vinicius ka luajtur në më shumë se 25 ndeshje. Ndërkohë që Messi në sezonin e tij të parë në “Camp Nou” luajti në 9 ndeshje dhe vetëm një si titullar.

18-vjeçari u ble për 45 milionë euro nga Flamengo dhe arriti të kalojë nga Real Castilla në ekipin e parë duke luajtur në total në 25 ndeshje në La Liga, Copa del Rey, Botërorin e Klubeve dhe Champions League, duke filluar si titullar në 16 raste.

Në paraqitjet e tij braziliani ka shënuar 4 gola dhe ka shërbyer 12 asist. Messi në vitin e tij të parë arriti të luajë vetëm 75 minuta në 7 ndeshje në kampionatin spanjoll dhe golin e tij të parë e shënoi në javën e 34-të në ndeshjen kundër Albacete pas një pasimi perfekt nga Ronaldinho.

Ndërkaq në Champions League Messi luajti vetëm një ndeshje në fazën e grupeve, atë ndaj Shakhtar Donetsk, që e fituan me rezultatin 2-0.

Në “El Clasico-n” e parë në kampionat braziliani ishte i papërmbajtshëm në ato minuta që hyri në fushë, pavarësisht se u ndalën në barazim 1-1. Debutimi i Messit ndaj Real Madridit do të ishte vetëm në sezonin 2005-06, ndeshje të cilën e fitoi Barcelona me rezultatin 3-0, ndërsa më 20 nëntor 2004, trajneri Frank Rijkaard e grumbulloi argjentinasin por nuk e hodhi për asnjë minutë në fushë.

Related posts

E BUJSHME/ Ndodh për herë të parë në 157 vjet histori, ja kush pritet të emërohet në krye të futbollit anglez…

Delo.autor

Seriali vizatimor “The Simpsons” ka parashikuar ekipet finaliste në Botëror, ja cilat janë ato

Isa.Autor

Keown: Sanchez është mercenari më i madh në futboll

Q.Autor

Leave a Comment