Futboll Ligue 1 Sport

MERKATOJA E BUJSHME/ Rabiot rrezikon të përfundojë si Griezmann, Barça mendon formulën e radhës

Barcelona do të shtyjë përpara për të marrë Adrien Rabiot nga PSG që në merkaton e janarit, duke qenë se për mesfushorin interesohen edhe disa klube të tjera. Nëse pret merkaton e verës për ta marrë me parametër zero gjërat mund të marrin rrjedhë tjetër dhe lojtari mund të shkojë në një ndonjë klub rival.

Aktualisht për Rabiot interesohen Bayern Munchen, Chelsea dhe Manchester City që i kanë dhënë kontratë të kënaqshme nëse transferohet me kosto zero. Barcelona i ka propozuar lojtarit kontratë me 10 milionë euro në sezon dhe bonus po 10 milionë euro për nënshkrimin në verë.

Nuk duhet harruar se në këtë mes futet edhe PSG me kushtet e tyre. Nëse lojtari vazhdon deri në verë dhe më pas largohet kampionët e Francës janë të pafuqishëm, por në rast se një ofertë vjen tani drejt tij ata hyjnë në lojë. Nga Franca raportojnë se për të lënë të lirë që tani mesfushorin, PSG kërkon 15 milionë euro. Barcelona kërkon që ta mbyllë marrëveshjen që tani sepse i druhet një situate si ajo me Griezmann që fillimisht morën dakordësinë e tij dhe në fund ngjarja ndryshoi krejtësisht.

Problemi është se kjo i rrit koston e shpenzimeve Barcelonës dhe bonusi prej 10 milionë eurosh për lojtarin nuk mund të jepet në këtë rast. Mamaja e Rabiot, njëkohësisht agjentja e tij nuk pranon një marrëveshje të tillë dhe palët duhet të ulen të diskutojnë për shifrat që të ndahen në mënyrë proporcionale dhe të mos bien të gjitha shpenzimet mbi katalanasit.

Nga Spanja raportojnë se në orët e ardhshme drejtuesit e Barcelonës do të niset për të takuar lojtarin, i cili nuk ka udhëtuar drejt Katarit me pjesën tjetër të skuadrës. Operacioni i shitjes së tij kërkohet të përshpejtohet nga të gjitha palët, tani pritet të gjendet marrëveshja financiare mes palëve.

Related posts

TITULLARI I PRISH PLANET TRAJNERIT ÇUNGU/ Laçi me mungesë të rëndësishme ndaj “Demave”, ja emri

Delo.autor

STATISTIKAT/ Ja çfarë duhet të dini për super sfidën Tirana-Skënderbeu

Delo.autor

“NËSE SHMANGIM PORTUGALINË, NUK…”/ Mançini: Menduam se ishim kualifikuar, babai më paralajmëroi

Delo.autor

Leave a Comment