Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ “ZONJËS SË VJETËR”/ Braziliani dhe argjentinasi i Milanit trembin Alex Sandron

Juventus dhe Milan do të përballen për finalen e Superkupës së Italisë të mërkurën në 18:30, ndeshja zhvillohet në Arabinë Saudite.

Në lidhje me këtë sfidë është prononcuar mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro që theksoi se Higuain dhe Paqueta janë dy lojtarë tepër të fortë që kuqezinjtë kanë në skuadër.

“Finalet janë ndeshje ndryshe, ne nuk jemi në 100% të formës dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Higuain është i etur për të bërë një ndeshje të madhe, ndërsa Paqueta teknikisht është shumë i fortë”, tha braziliani në lidhje me finalen kundër Milanit.

Ndër të tjera Sandro u ndal të flasë edhe për racizmin, “Racizmi ka ndodhur shumë herë edhe me mua, në Brazil dhe në Portugali, por unë bëj jetën time pa e menduar. Sigurisht, ndihem keq sepse është një gjë negative”.

Në fund mbrojtësi tha se ëndrra e tyre për këtë sezon është të fitojnë Champions League: “Champions? Është e vështirë të thuash se është e detyrueshme ta fitosh. Qëllimi ynë është ta fitojmë dhe unë e dua atë”, përfundoi braziliani.

Related posts

SFIDA NDAJ ANGLISË PËR “KATAR 2022″/ Cikalleshi: Nëse jemi të gjithë bashkë do marrim rezultat në “Wembley”

Delo.autor

SFIDA NDAJ LETONISË PËR “KATAR 2022″/ Mediat malazeze “shpërthejnë” për gjendjen e fushës: Skandaloze… (FOTO)

Delo.autor

NUK JANË ENDE TË KËNAQUR ME BLERJET/ Milan piketon dy amerikano-latinët…

Delo.autor

Leave a Comment