Futboll Kategoria Superiore Sport

RIKTHEU LAVDINË E DIKURSHME/ Gega qëlloi lëvizja e duhur, ilaçi tropojan për të kuqtë

Formula “magjike” e mbrojtësit legjendar të Partizanit që prishi mallkimin dhe riktheu lavdinë e dikurshme.

Gaz Demi, njeriu që e mori Partizanin, skuadrën me tifozerinë më të madhe në Shqipëri nga fondbaser ku ishte katandisur tentoi me lëvizje të mëdha.

Bleu një emër të madh botëror siç ishte Luçiano Moggi, magjistari i Juventusit të Madh, edhe pse i rënë nga froni, i cili solli si trajner një nga ylet e “Zonjës së Vjetër”. Julianon e famshëm që dështoi me sukses.

Provoi më pas me dy gjigandë të Partizanit dhe të futbollit shqiptar si Hasan Lika e Sulejman Starova, por sërish Partizani nuk arriti dot të ngrejë krye.

Gjithçka erdhi e doli në dritë vetëm kur Demi “peshkoi” në hollin e famës së Partizanit ku gjeti një njohje të vjetër, i cili pa bujë po korrte sukses në kombëtaren e 21 vjeçarëve.

Ai ishte pikërisht tropojani i famshëm i Partizanit të madh, Ner(Skënder) Gega, një mbrojtës rrace që arriti të penetrojë edhe në radhët e kuqezinjve të Shyqyr Rrelit.

Thonë e treta e vërteta, por Demi pati sukses me të katërtën. Skënder Gega qëlloi pikërisht lëvizja e duhur e suksesit.

Sezoni i kaluar mund të cilësohet si një nga kampionatet më të dështura të klubit të Partizanit, i cili pavarsisht shepnzimeve marramendëse të bëra nga ana e presidencës, nuk arriti dot që të ishte një skuadër që të luftonte për të fituar titullin kampion.

Presidenti Gaz Demi ia besoi projektin një emri të njohur të futbollit europian, si Luçiano Moxhi, i cili ishte arkitekti i Partizanit të vitit të shkuar që rezultoi një dështim.

Pavarsisht premtimeve dhe afrimin e një tjetër emri të madh të Serisë A në krye të pankinës së kuqe si Luliano, fryma që ai solli nuk rezultoi efikase pasi vetëm pas 9 javësh ai u shkarkua nga ana e drejtuesve të skuadrës së kuqe për shkak të një ecurie skandaloze.

Vendin e tij e mori një emër i njohur i ambientit të kuq, Sulejman Starova, i cili arriti që të fuste skuadrën në shinat e duhura, por jo që ta ngrinte në nivelet ku të gjihë kërkonin të shihnin Partizanin duke mos arritur dot që as ai ta mbyllte sezonin si trajner duke u zëvendësuar nga Klevis Dalipi.

Starova ka qenë një nga njerzit më të besuar në klubin e Partizanit ku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm i cili ka shijuar dhe titullin e fundit me fanellën e 15-herë kampionëve të vendit, por për sezonin e ri ai nuk e mori më besimin e drejtuesve të Partizanit.

Presdenti Gaz Demi dhe drejtori i përgjithshëm Olsi Rama nisën të ndërtonin një projekt të ri, ku baza ishte afrimi i lojtarëve të rinj dhe atyre me eksperiencë. Dhe ndërtimin e këtij projekti ambicioz, ata ja besuan drejtimin një legjende të kuqe, Skënder Gegës.

Prej shumë vitesh Gega jeton në SHBA së bashku me familjen e tij dhe menjëherë sapo iu besua kjo detyrë ai nuk e refuzoi, duke e marrë menjëherë pësipër drejtimin e një klubi ku është rritur si lojtar dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.

Jam jashtëzakonisht i kënaqur që do të jem pjesë e Partizani, me një mentalitet dhe projekt i ri. E kam pasur këtë fat dhe privilegj kur kam qenë sportist dhe ndihem krenar, që do të jem pjesë e tij. Kemi bërë një marrëveshje dhe kemi synime të qarta. Janë shumë gjëra që do t’i kapim në detaje, duke punuar”, ishin fjalët e para të Gegës në prezantimin e tij si trajner i 15-herë kampionëve të vendit.

Ai u prit mjaft mirë edhe nga drejtori Rama i cili e vlerësoi atë duke i dhënë një mbështetje maksimale për projektet që do te nisin së bashku në të ardhmen duke e krahasur me ish trajerin e njohur të Arsenalit, Arsen Venger.

“Shpresoj ta nisim me këmbë të mbarë sezonin. Në përiudhën e shkurtër që unë jam te Partizani, Skënderi është trajneri i tretë. Shpresoj të jetë me ne për një kohë të gjatë. Shpresoj të vazhdojë për një kohë të gjatë dhe të dalë në pension te Partizani, duke u bërë një Arsen Venger i dytë”, tha Rama.

Dhe nëse do t’i hedhim një sy gjysmës së parë të Kategorisë Superiore, padyshim që trajneri Skënder Gega mund cilësohet si njeriu i dy fazave të të para.

Partizani i këtij edicioni po rezulton një skuadër simpatike dhe e vështirë për t’u mundur. Të kuqtë kanë arritur që të fitojnë ndaj rivalëve direkt për titullin kampion, ku përjashtim bën vetëm ndeshja me Skënderbeun e vendit të  pestë duke mos marrë pikë në dy përballe. Kanë fituar dy derbet ndaj Tiranës, kanë një fitore dhe një barazim ndaj rivalit direkt Kukësit. Të njëjtin bilanc kanë dhe ndaj Teutës së vendit të tretë, të cilët janë gjithashtu një rival i fortë në garën për titull.

Por, ajo që është e rëndësishme për të gjithë sportdashësit dhe drejtuesit e Partizanit është fakti se Gega ka sjellë një frymë të re në ambientin e kuq, duke krijuar në ekip serioz dhe duke vendosur një standard që kishte vite që nuk ekzistonte në futbollin shqiptar: kultura.

Gega është një person që nuk polemizion me askënd dhe këtë frymë ai e ka përcjellë dhe tek stafi i tij duke e zgjidhur çdo situatë me qetësi, duke shmangur akuzat dhe përplasjet me arbitrat.

Për të përforcuar punën e nisur që në verë, mjafton të shohësh ecurinë e ekipit, cinik, agresiv në fushë dhe një ekip që ka ndezur ëndrrën për titullin kampion. Pas dy fazave të para Partizani kryeson me meritë kampionatin me 37 pikë të grumbulluara, 3 më shumë se Kukësi që pozicionohet në vendin e dytë.

Si një ekspert i talentëve, Skënder Gega i cili ka qenë dhe trajner i kombëtares U-21 ka arritur që të krijojë një treshe të frikshme në fazën sulmuese Bardhi-Mala-Asani të cilët janë yjet e Superiores, ndërsa si ish mbrojtës edhe repartin e prapavijës Gega e ka kthyer në një bunker, duke ia bërë mjaft të vështirë punën çdo skuadëre dhe sulmuesi për t’i shënuar “demave të kuq”.

Edhe pse janë ende dhe dy faza për tu zhvilluar për momentin Partizani i ndërtuar nga Skënder Gega është një ekip që po bind, kë rikthyer entuziasimin tek tifozeria e kuqe, por kryesorja është që po ecën në drejtimin e duhur për të bërë realitet një ëndërr e cila zgjat që nga viti 1993 që nuk po përmbushet: fitimi i titullit kampion!

Dhe kush më mirë se një kampion si Gega mund ta bëjë realitet një ëndërr të tillë!

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 9 minuta lojë, Greenwood ndëshkon me gërshërë Young boys (VIDEO)

Delo.autor

ULI KOKËN PËR TË SHMANGUR GODITJEN E MC TOMINAY/ Shikoni si rrjetet sociale “shkatërrojnë” kapitenin Xhaka pas golit (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Babai i Behramit zbulon politikën e zviceranëve: Trajneri zbatoi urdhrin e shefave, tani Valoni ndihet…

Isa.Autor

Leave a Comment