Futboll Seria A Sport

MERKATOJA E BUJSHME TEK MILANI/ Ja 4 sulmuesit që Leonardo ka vënë në shënjestër

Pavarësisht nga fakti se cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit Gonzalo Higuain drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, ka kohë që sheh përreth dhe ka gati 4 emra për të testuar gjatë ditëve në vijim, duke i siguruar trajnerit Gennaro Gattuso një përforcim të rëndësishëm në merkaton e janarit. Edhe pse është përfolur se Leonardo kërkon të sjellë me çdo kusht në skuadër belgu Yannick Ferreira Carrasco, mësohet se emrat që drejtuesi i Milanit mban të fshehtë në sirtar janë 4 të tjerë.

Objektivi kryesor është bërë sulmuesi kolumbian, që kërkon të largohet nga Monaco, ku sheh se nuk mund të fitojë më asgjë. Ai preferon të luajë për një ekip të madh si Milani dhe pas një sezoni zhgënjyes në Francë ai është gati të transferohet që në janar te kuqezinjtë. Kuqezinjtë po punojnë për një blerje “low cost”, për të evituar penalizime nga UEFA.

Olivier Giroud: Një tjetër blerje me çmim të lirë është pa dyshim ajo e sulmuesit francez të Chelsea, që ashtu si Morata nuk po luan rregullisht me trajnerin Sarri. Kontrata e Giroud me Chelsea skadon në fund të sezonit, ndaj do të ishte një blerje e lirë dhe e mirë për Milanin, një sulmues me përvojë që do të garantonte siguri në repartin e avancuar për kuqezinjtë.

Michy Batshuayi: Një tjetër lojtar në pronësi të Chelsea, gati të largohet nga Valencia dhe po sheh përreth për alternativën më të mirë. Te skuadra spanjolle nuk ka hapësira, po qëndron në stol dhe në rast se ul pretendimet mund të jetë një okazion i mirë për kuqezinjtë. Bashkë me Higuain e Cutrone do ta formonte një sulm të rrezikshëm për Milanin.

Simone Zaza: I rikthyer në Serinë A verën e kaluar, ai ka mbetur lojtari i 12-të i Torinos. Kërkon një shans për të treguar vlerat e tij dhe Milani do të ishte vetrina e përkryer. Zaza shpresonte të ishte titullar te Torino, por më së shumti ka ngrohur stolin, ndaj mund të largohet që në janar. Në këtë merkato mund të vijë në formë huazimi dhe verën e ardhshme mund të blihet përfundimisht.

Related posts

WEMBLEY NGJYROSET I KUQ/ Liverpool mposht në një finale spektakolare Chelsean

F.autor

PAS BARAZIMIT NË DERBI/ Ylli N’Goo: I morëm pikë skuadrës më të mirë, Tirana do të…

Delo.autor

VDEKJA E YLLI MIHALIT/ Grezda kujton: Gjithmonë më thoshte fokusohu më shumë te futbolli, lëri vajzat

Delo.autor

Leave a Comment