Futboll

U TRANSFERUA ME BUJË TEK PSG/ Dështimi i sezonit pranë huazimit në…

Transferimi i tij verën e kaluar nga skuadra e Stoke City te PSG u konsiderua si një përforcim i rëndësishëm për kampionët e Francës, por në fakt doli një dështim. Bëhet fjalë për sulmuesin kamerunas Eric Maxim Choupo-Moting, që pas rënies së skuadrës së Stoke nga Premier League u largua me parametrin zero te PSG.

Por ky transferim nuk solli asgjë të mirë për Choupo Moting, që sipas “France Football” mund të transferohet te skuadra turke e Besiktas që në janar. Sulmuesi ka luajtur vetëm 5 ndeshje për skuadrën e PSG këtë sezon, duke realizuar edhe një gol në League 1, por gjithnjë ai ka qenë zi zgjedhje e katërt e trajnerit Tuchel.

Choupo Moting e ka patur të vështirë të fitojë konkurrencën në një ekip me yje, ku në sulm luajnë kampionë si Neymar, Mbappe, Cavani apo Di Maria e Draxler. Ndaj lojtari po mendon të transferohet në një skuadër dhe kampionat ku mund të ktivizohet rregullisht, gjë të cilën ia ofron Besiktas, që do të marrë suolmuesin 29-vjeçar në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Related posts

Paul Pogba mungon, Mourinhos i kthehen dy yje ndaj Sevillas

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Është zyrtare, UEFA merr vendimin për kampionatin Europian!

Delo.autor

“TIKI-TAKA” E PSG-SË “DEH” EKIPIN E LOJTARIT TË KOMBËTARES/ Messi u rikthehet kohës së Barcelonës me golin e shënuar

F.autor

Leave a Comment