Futboll

Zyrtare/ Zbulohen 2 kandidatët e rinj për në Kombëtaren shqiptare!

Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, ka piketuar dy lojtarë të rinj për të qenë pjesë e Shqipërisë në të ardhmen e afërt. Burime të besueshme pranë trajnerit kuqezi kanë konfirmuar se ato janë Egzon Binaku dhe Zeli Ismaili, që të dy të formuar jashtë vendit dhe aktualisht kandidatë potencialë për të veshur fanellën kuqezi. Vetë Panucci kishte deklaruar pak kohë më parë se ishte në bisedime me rreth 6 lojtarë të rinj për t’i afruar në përfaqësuese, por pa specifikuar asnjë emër konkret.

Trajneri është në bisedime prej disa muajsh me Egzon Binakun, mbrojtësin e majtë të skuadrës suedeze, Malmö FF dhe është një lojtarin të cilin Panucci duket se e simpatizon. Binaku ka lindur 27 gushtit të viti 1995 në Suedi dhe është me nënshtetësi suedeze, por me origjinë nga Kosova.

Pas paraqitjeve të mira në kampionatin suedez, 22-vjeçari kaloi te Malmö FF, duke ardhur nga Häcken, ndërkohë që verën e kaluar ai luajti në Evropianin U-21 për Suedinë. Sipas informacioneve paraprake, ai është i një niveli që mund t’i vlejë shumë Kombëtares dhe mund të luajë edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes në rast nevoje. Nëse bisedimet mbyllen pozitivisht nuk përjashtohet mundësia që Binaku të ftohet në dy miqësoret e muajit maj të Shqipërisë ndaj Kosovës dhe Ukrainës. Përveç kësaj thirrja eventuale e Binakut mund të shkaktojë sërish tension me Federatën e Futbollit të Kosovës, duke qenë se mbrojtësi është me origjinë kosovare. Gjithsesi bisedimet po kryhen në qetësi të plotë për të gjetur një akord mes palëve pa shkaktuar ndonjë incident të panevojshëm.

Ndërsa, kandidati tjetër quhet Zeli Ismaili, i cili aktualisht militon në kategorinë e tretë të Anglisë me skuadrën e Bury FC. Ismaili ka lindur më 12 dhjetor 1993 në Kukës, por mban nënshtetësi angleze. Madje, 24-vjeçari është aktivizuar me kombëtaren U-17 të Anglisë në të kaluarën, ashtu si edhe me shumë klube të tjera si Wolves, Notts County, Cambridge Utd., Oxford City, Walsall FC, etj. Pozicioni natyral i kuksianit është mesfushor i djathtë, por mund të luajë edhe si sulmues krahu. Të njëjtat burime konfirmojnë se Panucci e ka vëzhguar Ismailin së fundmi, ndonëse nuk ka vendosur ende nëse do t’i japë ose jo një mundësi për ta treguar veten me fanellën e Kombëtares. Gjithashtu, mësohet se trajneri kuqezi ka në listën e tij edhe dy emra të tjerë përveç Binakut dhe Ismailit, por për momentin ato mbeten sekret.

Related posts

KJO NUK PRITEJ/ Ylli i MILANIT TRANSFEROHET tek klubi që nuk e njeh askush

Isa.Autor

Baseli në momentin më të keq HISTORIK, zviceranët i besojnë “luftëtarit” XHAKA

Isa.Autor

“Dardanët” urojnë Pavarësinë me një video të veçantë

Q.Autor

Leave a Comment