Futboll Seria A Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Interi ëndërron të formojë një treshe argjentinase

Inter ndjek me shumë vëmendje Rodrigo de Paul të Udinese-s. Klubi zikaltër kërkon ta mbyllë menjëherë operacionin dhe ta marrë në Milano lojtarin në qershor për ta vënë në krah të dy argjentinasve të tjerë, Lautaro dhe Icardi.

De Paul është një nga fytyrat e reja të Argjentinës së Scalonit, që ka nisur një epokë të re pas largimit të përkohshëm te Messit, duke i besuar edhe dyshes IcardI – Martinez, që kanë shënuar golat e tyre të parë me kombëtaren në ndeshjet e fundit.

Megjithatë, kohë më parë dukej shumë e vështirë të shihej Rodrigo në kombëtare, aq sa për lojtarin është folur edhe për nja kalim tek Italia për shkak të pasaportës së dyfishtë. Por nuk është vetëm kombëtarja që bashkon De Paul me sulmuesit e Spallettit.

Rodrigo është rritur te Racing, pikërisht si lautaro. Dhe ka në kurriz një tautash të madh të një luani, të njëjtin që Icardi ka në gjoks. Me pak fjalë, dy anë të së njëjtës medalje. Ashtu si Maurito, edhe Rodrigo është një frekuentues i rregullt i rrjeteve sociale, ku shfaqet shpesh bashkë me gruan e tij, që nuk është menaxhere si Wanda, por food dhe fashion blogger.

Gjithsesi, këto janë detaje më pak të rëndësishme në krahasim me ato që do të duhet të diskutojnë Inter dhe Udinese për të arritur një marrëveshje. De Paul mbrapa krahëve të Icardit dhe Lautaros, edhe Scaloni do të ishte dakord.

Related posts

CHAMPIONSHIP/ Koronavirusi “shpërthen” tek skuadra angleze, në fundjavë do luajë me ekipin e të rinjve

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Oferta e majme për “Jashtëtokësorin”, ja sa para iu refuzuan Inter…

Delo.autor

Na lë pa fjalë Busquests! Ja cila kombëtare do ta fitojë Kupën e Botës!

Sadik.Autor

Leave a Comment