Futboll Premier League Sport

KURSEHET NDAJ BURTON/ Tjetër rrjetë e paprekur për Muriqin

Manchester City ka fituar edhe ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Carabao Cup, këtë herë me rezultatin e ngushtë 1-0 në shtëpinë e Burton Pirelli Stadium.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 9-0 në Etihad. Në finale City do të ndeshet me njërin mes Chelseat dhe Tottenham, që luajnë të enjten në mbrëmje.

Pep Guardiola aktivizoi që nga minuta e parë Kevin De Bruyne dhe Kun Aguero, për të respektuar tifozët kundërshtarë që kishin mbushur stadiumin për të parë yjet e kampionëve në fuqi nga afër.

Aguero shënoi golin e vetëm të takimit në pjesën e parë, ndërsa kishte edhe disa raste të tjera dhe me lehtësi mund të kishte shënuar një tripletë.

Formacioni i Qytetarëve kishte një moshë mesatare 23 vite dhe 323 ditë, skuadra më e re që prej tetorit të vitit 2008 (23 vite dhe 318 ditë) në sfidën ndaj Middlesbrough në Premier League.

Kjo është hera e dytë që City arrin finalen e kompeticionit në dy vite radhazi, hera e fundit që ka ndodhur ka qenë në sezoniet 2008/09 dhe 2009/10.

Ishte një tjetër ndeshje ku mes shtyllave të City-t ishte portieri kosovar Arijanet Muriqi. Edhe këtë herë ai nuk ka pësuar gol.

Related posts

Milionat që Ibrahimovic do t’i humb me transferimin nga United te LA Galaxy

Sadik.Autor

RAST I ÇUDITSHËM/ Mesfushori Paulinho largohet nga ekipi pas 4 ndeshjesh dhe 2 golash

Delo.autor

E PAPRITUR/ Gatuzo zhgënjen presidentin e Napolit, në skenë del një kandidat për ta zëvendësuar

Delo.autor

Leave a Comment