Futboll Seria A Sport

“JEMI MILAN E NUK MUND TË VENDOSIM KUFIJ”/ Trajneri Pioli: Lojtarët për mua thonë që…

Stefano Pioli, në sfumatura që nuk e kishim parë kurrë. I tillë është rrëfimi që trajneri i Milanit ka dhënë për të përditshmen “Il Fatto Quotidiano” duke na ofruar një xhiro rreth vetes, e sigurisht rreth ekipit që drejton.

Ditë të vështira, sidomos pas lajmit të Gazidhisit…

I gjithë Milani bën tifo për të. Forca e tij, është jona dhe jemi të lumtur që jemi pjesë e së njëjtës familje. Do të shërohet e mezi presim ta përqafojmë. Inteligjent dhe mendimtar, Pioli duket një alien në botën e futbollit.

Keni ndonjë objektiv për sezonin?

Jemi Milani e nuk mund të vendosim kufij. Do të jemi shtatë ekipe në luftë për katër pozicione, por pengesat janë të larta vetëm për ata që nuk kanë ambicie të fortë mjaftueshëm.

Si çeli ekipi juaj?

Çuditërisht shkëndija mes nesh lindi në mbledhjet e fundit “online” gjatë pandemisë. I dhamë kohë njëri-tjetrit për t’u njohur dhe folëm për jetët tona. Jo vetëm për futboll. Që aty lindi grupi. Jeni miq? Jo, miq jo. Nuk jemi miq, por jemi njerëz që ndajnë vlera dhe ide të njëjta.

Dihet pasioni juaj për tenisin. E patë Uimbledonin?

Patjetër. Bëra tifo për Mateo Beretinin, sepse më pëlqeu shumë qasja e tij. Që në sy dallohej vendosmëria, qetësia dhe dëshira që kishte. Fytyra tipike që duhet të ketë një sportist elitar.

Po kombëtaren italiane?

Çelsi i suksesit ishte në sytë e djemve dhe në mënyrën se si e shikonin Mançinin e njëri-tjetrin. Në atë mënyrë fituan, duke nxjerrë në pah cilësitë më të mira të Italisë. Na përfaqësuan denjësisht dhe festuam me ta, pasi u ndjemë pjesëtarë të një diçkaje të bukur.

Kishte Italia ndonjë element si të Milanit tuaj?

Pak mbase po. Ndiej që në skuadrën time ka simpati, e mbase pak magji mes nesh. Kjaer i shpëtoi jetën Eriksenit. Unë ia njoh vlerat, sepse ka inteligjencë dhe ndjeshmëri të rrallë, por në atë rast i përdori cilësitë e tij për jetën e një miku. Ishte i kthjellët e i saktë në një moment shumë dramatik. Edhe ju keni përjetuar diçka të ngjashme në vitin 1998… Më ndaloi zemra pas një përplasjeje loje. Nuk më kujtohej asgjë dhe imazhet pata kurajë t’i shihja vetëm disa muaj më pas.

Kjo është pika ku mbështeteni më së shumti?

Po sepse gjithçka kalon nga aty. Italia fitoi Kampionatin Europian për ata sy, për atë shpirt grupi. Nuk fitohet vetëm me taktika, por edhe duke lënë mënjanë “unë” dhe duke vendosur “ne” mbi gjithçka.

Sa ju ka ndihmuar në këtë aspekt Ibra?

Shumë. Ibra është shembull në gjithçka që bën. Nuk pranon gabime as një pasim të thjeshtë gjatë stërvitjes. Pretendon më të mirën nga vetja dhe të tjerët. Zlatan dhe Simon (Kjaer) e kanë ndryshuar ekipin jo vetëm në kuptimin teknik, por gjithashtu e mbi të gjitha në atë moral.

Kur ishit futbollist keni luajtur krah Platinisë dhe Baxhos…

Me Mishelin isha ende fëmijë, vetëm 18 vjeç. Aq më tepër vija nga Parma e Serisë C. Pranë tij e ndjeja veten më shumë si tifoz sesa si shok ekipi. Ishte kampion i jashtëzakonshëm, që pati tersin të luante në dekadën e Maradonës. Këtë aspekt e ka vuajtur gjithmonë.

Po Baxho?

Roberto që luajti me mua në sezonin 1989-’90 vlente sa Maradona. Skema jonë, si mbrojtës, ishte shumë e lehtë: rikuperonim topin, ia pasonim Dungës, i cili ia kalonte Robertos dhe pastaj të gjithë shkonim ta përqafonim pasi kishte shënuar.

Po të ishit ende futbollist, a do t’i bashkoheshit gjunjëzimit kundër racizmit?

Po, pa asnjë dyshim.

Çfarë do të donit të thoshin për ju në fund të karrierës?

Që kam përmirësuar shumë nga lojtarët që kam pasur në dispozicion

Related posts

ROMA – REAL MADRID/ Supersfida e mbrëmjes, dalin formacionet e mundshme

Isa.Autor

“RRAHMANI DËSHIRON TË SHKRUAJË HISTORINË ME NAPOLIN”/ Agjenti i mbrojtësit: Një ditë mund të bëhet…

Delo.autor

Ancelotti: Gattuso, shpirti i Milanit tim

Q.Autor

Leave a Comment