Futboll Sport

MOMENTE TË VËSHTIRA TEK EKIPI/ Guardiola: Ky është lojtari që më mungon më shumë tek City

Trajneri Pep Guardiola ka deklaruar sot në këto momente të vështira të sezonit i mungon shumë mbrojtësi francez Benjamin Mendy, i dëmtuar. Lojtari mungon prej më shumë se dy muajsh dhe pritet që këtë javë të jetë në dispozicion të trajnerit pas dëmtimit në gju. Madje ai mund të jetë në fushë disa minuta në ndeshjen që Manchester City do të luajë ndaj Burtion Albion, në gjysmëfinalen e Carabao Cup.

Mendy mungoi thuajse gjithë pjesën e dytë të sezonit të kaluar për shkak të dëmtimeve, të cilat e ndoqën nga pas edhe këtë sezon. Ndeshja e fundit e Mendy daton më 11 nëntor, në fitoren 3-1 që City arriti në derbin e Manchesterit ndaj United. Mbrojtësi francez do të udhëtojë me ekipin në këtë ndeshje të kthimit në Carabao Cup, që është një formalitet për kampionët e Premier, pasi kanë fituar 9-0 ndeshjen e parë.

“Mendy do të udhëtojë më ne dhe mendoj se do të jetë në stol. Është stërvitur mirë ditët e fundit, mjekët thonë që është rikuperuar dhe ky është një lajm i mirë. Më ka munguar shumë një lojtar me talentin e tij, i shpejtë dhe inteligjent në fushë. Është i pandalshëm, sidomos kur vrapon në zonën kundërshtare dhe krosimet e tij janë të përkryer për lojtarët tanë. Prania e tij në fushë na jep më shumë besim. Për fat të mirë po rikthehet dhe do të na ndihmojë në pjesën e dytë të sezonit”, u shpreh Pep Guardiola.

Related posts

Jose Mourinho bën “pazar” në Spanjë, gati për të firmosur me lojtarin e Barcelonës

Sadik.Autor

Christensen fajëson Fabregasin për golin e Messit

Q.Autor

SKENË E TURPSHME VJEN NGA KAMPIONATI SERB/ Shikoni si lojtari injoron “fair play” dhe shënon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment