Futboll Sport

“NA SHKOI KUPA 10 MILIONË LEKË”/ Daja kërkoi shtyrjen e takimit, zyrtari i Flamurtarit e ka mendjen tek…

Në kampin e Flamurtarit, duket se të gjithë ishin të mendimit për ta shtyrë ndeshjen me Tiranën. Por, gazetari Glendi Tafaj i “Supersport”, zbulon një prapaskenë të zyrtarit të klubit vlonjat, Ardi Behari.

Trajneri Daja, 1 minutë para se arbitri të merrte vendimin për ta shtyrë ndeshjen, i kishte kërkuar anësorit që të shtyhej, pasi kështu nuk mund të vazhdohej.

Ndërkohë, në hollin e stadiumit, zyrtari i Flamurtarit, Ardi Behari, në një bashkëbisedim me delegatin, ai mësohet të jetë shprehur: “Çfarë do bëjmë, se na shkoi grumbullimi 10 milionë lekë?”

Kujtojmë se Flamurtari është i grumbulluar pak kilometra më tej, në Fushë-Krujë, e kështu do i duhet të qëndrojë edhe një natë më shumë në hotel.

Related posts

SOUTHAMPTON – ARSENAL/ Vendasit nuk kanë arritur të fitojnë në 12 ndeshjet e fundit (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

ÇMENDURI NË PREMIER/ Ja sa fitoi ylli i “Djajve të Kuq” për një prekje topi

Delo.autor

SFIDA NDAJ SUEDISË/ Frikë në “EURO 2020”, kombëtarja e Slovakisë preket nga Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment