Futboll Premier League Sport

PAS AFRIMIT TË HIGUAINIT/ Sarri i bën dalje Hazardit: Ai është lojtar individual, nuk mund të…

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Tottenhamin për Carabao Cup, trajneri Maurizio Sarri foli gjerësisht për afrimin e Higuain, por ndër të tjera preku edhe lojën dhe karakterin e Eden Hazard, i cili është i lidhur ngushtë me një kalim te Real Madrid.

“Në këtë moment Hazard është më shumë një lojtar individual. Ai është shumë i rëndësishëm për ne sepse ai është një lojtar i shkëlqyer. Ai mund të fitojë ndeshjen edhe në një minutë. Ne kemi disa lojtarë që kanë karakterin e një lideri. Azpilicueta dhe Luiz. Mendoj se ata mund të ndihmojnë lojtarët e tjerë”, tha Sarri në lidhje me karakterin e belgut.

Nuk besoj se ka vendosur nëse do të qëndrojë këtu apo të largohet tek ndonjë klub tjetër. Mendoj se ai duhet të bëjë diçka më shumë sepse ka potencial më të larta sesa performanca që po bën. Ai duhet të ketë më shumë respekt për veten. Ju e dini shumë mirë se Hazard është lojtar i madh, por ai është individual, luan me instinkt, vijoi më tej trajneri italian.

Në fund Sarri shtoi se Hazard nuk është lojtar që mund të qëndrojë në një pozicion të fushës, por shkon aty ku është topi. Për të, belgu nuk mund të luajë as si sulmues krahu e as në zonë.

Related posts

TRIUMFOJNË “TOPÇINJTË”/ Dyshja Saka-Lacazette mposht Wolves dhe mban gjallë ëndrrën

Delo.autor

ZYRTARIZON AFRIMIN E TRETË/ Christian Eriksen firmos me Inter deri në 2024, ja sa do të përfitojë

Delo.autor

“DURRSAKËT” MBUSHIN XHEPAT/ Ja premioja e marrë nga Teuta për triumfin ndaj Vllaznisë…

Delo.autor

Leave a Comment