Futboll Sport

NDËRLIKOHET SITUATA/ Interi harron Modric dhe mendon për një tjetër yll të Real Madridit

Situata e komplikuar e mesfushorit Isco te Real Madridi vazhdon të rrisë interesin e klubeve më të mëdha të Europës për të. I fundit që i bashkohet kësaj “liste”, siç raportohet nga “Tuttosport” të martën, është Interi.

Sipas këtij informacioni, zikaltrit e kanë vetëpërjashtuar veten nga merkatoja e dimrit, me përjashtim të ndonjë surprize të minutës së fundit, duke qenë sy dhe veshë nga transferimet e verës së ardhshme.

Në funksion të kësaj, ata kanë siguruar marrëveshje me Brazao dhe Godín, por synohet edhe një përforcim i nivelit të parë. Deri dje në fokus ishte Luka Modric, nënkampioni i botës në “Rusia 2018”, por tashmë ka ndryshuar prioriteti si emër, jo klubi nga tentohet të merret (Real Madridi).

Fjala është për Isco, që tashmë ka parakaluar kroatin, edhe pse ky i fundit ishte objektiv madhor i Interit që verën e kaluar. Marotta dhe zikaltrit nuk harrojnë, gjithashtu, Toni Kroos.

Sipas këtij lajmi, Interi dëshiron të përfitojë nga situata e nderë mes Isco dhe trajnerit Solari. “AS” ka zbuluar tashmë se bordi i Real Madridit e pranon si një problem serioz marrëdhënien e trajnerit me lojtarin. Ky i fundit ka kërkuar shpjegime nga argjentinasi për mosaktivizim si titullar, por pa marrë përgjigje

Related posts

E MASAKROI NË STËRVITJE/ Ibra: Pasi e GODITA me kokë, filloi të LUTEJ DUKE QARË

Isa.Autor

Presidenti i UEFA-s: Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e Fadil Vokrrit

Sadik.Autor

SUPER TALENTI/ I shënoi Atleticos në Champions Cup, Arsenali shpërblen “yllin” e ri

Isa.Autor

Leave a Comment