Futboll Premier League Sport

NJË LAJM I ZI PËR “TOPÇINJTË”/ Drama e Bellerin, Arsenali e humbet për shumë kohë

Të shtunën Arsenali fitoi ndaj Chelseat, por në atë takim humbi për dëmtim mbrojtësin spanjoll Bellerin.

U kuptua menjëherë që ishte dëmtim serioz, por sot ka ardhur edhe lajmi i zi për mbrojtësin dhe për klubin londinez.

Bëhet fjalë për këputje të ligamentit krociat në gjurin e majtë, që do të thotë se 23-vjeçari duhet të operohet në ditët e ardhshme dhe sipas njoftimit të klubit, do të mungojë nga 6 deri në 9 muaj.

Kjo do të thotë se Bellerin e mbyll këtu sezonin dhe mund të jetë gati në vjeshtë, ndërkohë që Unai Emery merr një tjetër goditje të rëndë, sepse klubi nuk po blen askënd dhe tani humbet një lojtar kyç, me Bellerin që është titullar i paprekshëm prej sezonit 2014/15 dhe ka luajtur 19 ndeshje në Premier Ligë këtë sezon.

Related posts

Pasi e fitoi titullin e kampion, Messi jep një deklaratë të papritur

Sadik.Autor

Zbulohet me kë është takuar Dybala në Madrid

Sadik.Autor

MOMENTE TMERRI PËR LUKA TONIN/ Grabitësit futen me armë në vilën e ish-sulmuesit, brenda ishin edhe fëmijët

Delo.autor

Leave a Comment