Futboll Premier League Sport

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ Wolves fiton me një tregolësh që mungonte prej 42 vitesh

Java e 23-të e Premier League është hapur me një ndeshje spektakolare mes Wolves dhe Leicester. “Ujqërit” kanë fituar 4-3në shtëpi me një gol në minutën e 93-të.

Vendasit kanë rrezikuar të humbasin një ndeshje që dukej pa histori pas pjesës së parë të mbyllur 2-0 në favor të tyre. Miqtë janë kundërpërgjigjur në të dytën me Gray (47′) dhe kanë barazuar 2-2 me një autogol të Coday (51′).

Portugezi Jota, i cili ka zhbllokuar takimin në minutën e 4-t, ka realizuar golin e tretë për Wolves në të 64-ën, por Morgan ka barazuar për “Dhelprat” 3 minuta para fundit.

Kur mendohej se takimi do të përfundonte në barazim, portugezi ka kompletuar “pokerin” e vendasve dhe ka shënuar golin e tretë personal që ka fiksuar shifrat në 4-3.

Jota është bërë lojtari i parë që nga 1977-ta që shënon tre gola për Wolves në një ndeshje të kampionatit anglez pas John Richards në 1977-ën, i cili e ka realizuar gjithashtu tregolëshin e tij kundër Leicester.

Related posts

MJAFTON GOLI I DI MARIAS/ Argjentina mposht Brazilin dhe fiton Copa America (VIDEO)

Delo.autor

Meksika kualifikohet falë fitores së Koresë, tifozët “detyrojnë” ambasadorin të pijë tekila (VIDEO)

Isa.Autor

Bayerni mposht rivalët, afër nënshkrimit me Goretzkan

Q.Autor

Leave a Comment