Futboll Seria A Sport

NË MERKATO NUK KA SIGURI/ Milani dhe Higuain i japin përgjigje “Bluve të Londrës”

Chelsea është vënë në kërkim të një sulmuesi duke qenë se Alvaro Morata nuk iu siguron atyre gola në vijueshmëri. Për këtë, Sarri shfaqi interes për të marrë shërbimet e Gonzalo Higuain, i cili nuk po kalon një moment të mirë te kuqezinjtë.

Higuain nuk zgjodhi asnjë destinacion turistik për të kaluar pushimet e fundvitit, por u kthye në Buenos Aires për rreth 10 ditë, duke u stërvitur ditë pas dite. Ai ndoqi një program të studiuar me detaje nga Milan, duke i vënë nga afër një trajner atletik për ta shëruar plotësisht nga problemet në shpinë. Në të njëjtën kohë argjentinasi është stërvitur fort për të ruajtur formën optimale fizike, që të jetë gati për të përballuar gjysmën e dytë të sezonit.

Në merkato nuk ka siguri, gjithçka mund të ndryshojë në një kohë të shkurtër. Por, sinjalet që vijnë nga Higuain janë në një drejtim. Ai dëshiron të ngjitet në formën e tij më të mirë dhe të arrijë shkallët ku jemi mësuar ta shohim, majë pretendentëve. Për këtë, te Milan janë të vetëdijshëm që vetëm ai mund ta tërheqë ekipin drejt kualifikimit në Champions League për sezonin e ardhshëm. Me gjithë respektin e duhur ndaj Chelseas, ai nuk do të largohet, por ai do të duhet të presë fjalën e fundit të Elliott dhe jo vetëm me mendimin e Juventusit, mbajtësit e kartës.

Related posts

“JENI TË MËSUAR ME CIRK”/ Panucci largohet me një akuzë të rëndë

Delo.autor

NGA MBAPPE TEK DYBALA/ Yjet e Europës me kontratën në skadencë në 2022, lista është mbresëlënëse

Delo.autor

“PARTIZANI MË BËN KRENAR”/ Rrëfehet Taulant Xhaka: Ju tregoj çfarë më ka pyetur trajneri i Baselit

Delo.autor

Leave a Comment