Premier League Sport

I BËN NJË PREMTIM TALENTIT/ Sarri: Po përmirësohet shumë kohët e fundit, jam gati ta…

Maurizio Sarri beson se Callum Hudson-Odoi duhet të refuzojë Bayern Munich sepse Chelsea do të ishte më mirë për karrierën e tij.

Bayern Munich ka bërë tre oferta të cilat janë refuzuar për 18-vjeçarin, të cilit i kanë mbetur 18 muaj në kontratën e tij aktuale.

Hudson-Odoi ka bërë shtatë paraqitje këtë sezon, nga të cilat vetëm një është zhvilluar në Premier League.

Kur trajneri i Bluve pyetet nëse sulmuesi anësor do të shkojë te Bayern, ai përgjigjet: “Nuk besoj. Pse? Sepse ai është një lojtar anglez, shumë i ri. Ai ka një të ardhme të madhe këtu, me përfaqësuesen angleze dhe Chelsea-n. Do të ishte më mirë për të nëse do të qëndronte këtu.

“A kam folur unë me të për këtë çështje? Jo, sepse nuk dua të flas me lojtarin për gjëra që nuk janë në dorën time. Unë dua të flas me atë vetëm për sa i përket fushës së lojës, rreth lëvizjeve, fazën mbrojtëse dhe jam shumë i lumtur sepse po përmirësohet shumë kohët e fundit.

“Jam gati ta aktivizoj më shpesh. Mendoj se ai është gati. Patjetër që kemi lojtarë shumë të rëndësishëm në atë pozicion, por ai do të luajë pasi e shoh në të njëjtin nivel me Pedro dhe Willian.”

Related posts

GOL DHE SHQIPONJË ME LOKOMOTIVËN/ Myrto Uzuni “sinjal” Mallorcas (VIDEO)

F.autor

S’kanë të sosur problemet për VLLAZNINË, ish-mesfushori i TIRANËS e çon në gjyq

Isa.Autor

Nis sfida në Laç, kurbinasit kundër Skënderbeut për t’u rikthyer te fitorja pas 5 ndeshjesh

Sadik.Autor

Leave a Comment