Futboll La Liga Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ GIRONAS/ Solari i përgjigjet Guardiolës: Na neglizhoi qëllimshëm, jemi më të mirët në…

Santiago Hernan Solari u shfaq para mediave, në prag të çerekfinales së Kupës së Mbretit, që Real Madridi do ta luajë të enjten, kundër Girona, në Montilivi (ora 21:30). Trajneri i të bardhëve foli edhe për kolegun e tij, Pep Guardiola, i cili la jashtë Real Madridin, kur u pyet për tri ekipet më të mira, sipas tij, të dekadës së fundit (zgjodhi Barcelonën, Bayern Munich dhe Juventus).

A është kalimi në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit detyrim, për shkak të zhbilancimit në garën për titull?
Ne po luftojmë në të gjitha garat. Më konkretisht, kemi synimet tona maksimale në të tria frontet, ku do të luftojmë deri në fund. Lojtarët e mi e dinë këtë, ndaj pres prej tyre intensitet, përpjekje, përkushtim në të gjitha ndeshjet. Dua t’i lënë këmbët në fushë, të vendosin zemrën e tyre në funksion të objektivave.

Guardiola zgjodhi tri ekipet e tij më të mira të dekadës së fundit dhe la jashtë Real Madridin…
Duket një neglizhim i qëllimshëm. Ne nuk luftojmë vetëm për një dekadë, teksa Real Madridi është klubi më i mirë i shekullit dhe i historisë. Kjo është thënë, është edhe klubi më i mirë i dekadës së fundit. Më vjen çudi, sepse ai kurrë nuk nënvlerëson askënd. Kurrë dhe në çdo situatë.

Kush është titullari, Vinicius apo Bale?
Vendimet janë të përpikta, secili lojtar ka karakteristikat e veta. Lajmi i madh është se pothuajse të gjithë lojtarët, me përjashtim të Vallejo, që tashmë po trajnohet në fushë, janë me ne. Kjo gjeneron atë konkurrencë të brendshme, që është kaq e shëndetshme në futboll.

A është trajnuar Vinicius për të ruajtur rolin e titullarit?
E përsëris, ne jemi të kënaqur me shfaqjet e Vini, i cili ka ardhur kohët e fundit dhe ka treguar shumë gjëra të mira. Jemi një model i mrekullueshëm dhe të gjithë punojnë shumë mirë. Dhe pothuajse të gjithë janë kthyer, duke punuar. Pastaj, ne do të zgjedhim sipas çdo ndeshjeje dhe shumë rrethanave.

Si është situata e Ramos?
E mirë. Kishte një frikë, sepse mori një goditje shumë të fortë, por ka evoluar mirë. Kjo është shumë e rëndësishme.

Related posts

Shënoi eurogol/ RASHICA tregohet i sinqertë: Fusha ndikoi që nuk fituam, ja kujt ia dedikoj golin e parë

Isa.Autor

Dështaku Valverde nuk ka justifikim: Përgjegjësia bie mbi…

Delo.autor

Pep Guardiola: Raiola më ofroi Pogba në janar

Sadik.Autor

Leave a Comment