Futboll Sport

Rekord absolut, 99.6% e islandezëve ndoqën ndeshjen e kombëtares së tyre ndaj Argjentinës

Populli i Islandës vazhdon të surprizojë me interesin e tij në lidhje me kombëtaren e futbollit, e cila për herë të parë në histori merr pjesë në Kupën e Botës.

Edhe pse një vend i vogël me populli 335 mijë e 252 banorë, islandezët kanë treguar përkushtim dhe pasion të madh për skuadrën e futbollit duke thyer një rekord.

Sipas Federatës së Futbollit të Islandës, plot 99.6% e islandezëve u ulen para televizorit të shtunën në mesditë për të ndjekur ndeshjen debutuese të Islandës kundër Argjentinës.

“Shpesh flitet për faktin se i gjithë populli qëndron pas djelmoshave tanë, kjo mund të konfirmohet sot: 99.6% e të gjithë njerëzve që po shikonin televizion në Islandë gjatë ndeshjes Argjentinë vs Islandë në Kupën e Botës në Rusi, po e shikonin ndeshjen”, shkroi FFS në Twitter.

 

Related posts

CHRISTIAN ERIKSEN DREJT LARGIMIT/ Tottenham gjen pasuesin tek Real Madrid, ja emri surpriz

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ ATALANTËS/ Ancelotti: Juve-Inter? Do të jetë një ndeshje…

Isa.Autor

PËRBALLJA NDAJ “NOTORIOUS”/ Poirier thumbon McGregor: Triologjia një “déjà vu” e duelit të fundit

Delo.autor

Leave a Comment