Futboll La Liga Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ GIRONAS/ Valverde: Guardiola “flirtonte” me De Jong? Kjo nuk është në…

Ernesto Valverde foli në konferencën për shtyp, para ndeshjes së La Liga-s me Girona. Ai u ndal te kundërshtari i radhës, por edhe çështje të tjera të Barçës aktuale.

Ndeshje e vështirë – “Po, sepse tani të gjitha ndeshjet në transfertë kanë një nivel të lartë komplikimesh. Ne e dimë se te Girona janë shumë entuziastë, sepse kanë një trajektore të mire paraqitjeje. Në fushën e tij, ky kundërshtar është i fortë, prandaj parashikoj një ndeshje të komplikuar dhe të rëndësishme, sepse pikët tani vlejnë më shumë”.

A kthehet Messi – “Këto gjëra janë në diskrecionin e trajnerit, i cili i njeh më mirë se askush tjetër lojtarët e vet. Të dhënat e mia për lojtarët nuk i ka askush tjetër. Secili mund të mendojë atë që dëshiron, por në fund vendos vetëm një, trajneri. Unë vendos se çka është më e mirë për ekipin tim dhe për lojtarin”.

Guardiola bisedonte me De Jong – “Ndoshta, nëse flet me një lojtar që ka kontratë me një ekip tjetër…, ka diçka që nuk shkon. Si trajner, ju nuk mund të flisni me një lojtar, që ka një kontratë me ekip tjetër. Guardiola e pranoi se e ka bërë këtë…, por kjo nuk është në kodin tim. Fundja, të gjithë kanë mënyrën e tyre të veprimit”.

I kushtëzuar nga Kupa – “Jo në të gjitha gjërat. Është e vërtetë se kemi bërë disa ndryshime, veçanërisht në pjesën e përparme, duke menduar për këtë ndeshje. Nuk ka kushtëzime që ndryshon objektivin tonë. Ne duam të fitojmë, edhe pse kjo është një lojë themelore dhe e vështirë”.

Merkatoja e dimrit – “Nuk më shqetëson, ne jemi gjithmonë në majë të të gjithëve, në një mënyrë apo tjetër. Nuk më intereson çfarë kanë bërë të tjerët, edhe nëse janë përforcuar”.

Prioriteti, La Liga – “E qartë është se prioritet kemi ndeshjen e nesërme. Duke filluar nga nesër, ne do të shohim. Ka shumë që flasin për rotacionet, sidomos kur humbim. Edhe vitin e kaluar kemi bërë ndryshime në formacion, kur janë intensifikuar ndeshjet, dhe e fituam titullin. Nuk kam asnjë shqetësim për të thënë se La Liga është një prioritet për ne”.

Prince Boateng – “Unë e pranoj se ishte një situatë e vështirë për të, sepse sapo kishte arritur te Barcelona, por dha më të mirën për ekipin. Ne shpresojmë se mund të na ndihmojë. Eshtë një alternative, që ne do ta menaxhojmë. Pastaj, do të shohim se çfarë ndodh në të ardhmen”.

De Jong – “Gjithçka varet nga performanca e tij në të ardhmen. Do t’i duhet të përshtatet, pavarësisht se vjen nga një klub me filozofi të ngjashme loje me atë të Barcelonës. Ai është i ri dhe klubi këmbënguli për të. Tek ai shohim lojtarin që e pasuron lojën tonë aktuale, prandaj me kohën presim të bëhet pjesë e rëndësishme e Barcelonës”.

Malcom – “Ai ka shumë cilësi, sidomos në lojën vertikale. Do të ketë shanset e tij në lojra të ndryshme. Ajo që duam është që të ketë vazhdimësi. Jo se i mungon diçka, por ka lojtarë të tjerë në atë rol, ndaj duhet t’i bëjë vetes hapësirë, kur luan. Edhe të tjerët do të përpiqen për të njëjtën gjë”.

Pa rivalë në La Liga – “Ju gjithmonë shikoni se cili vjen menjëherë prapa në klasifikim. Unë i vlerësoj në mënyrë të barabartë, Real dhe Atletico Madrid. Real Madrid ka një gen të veçantë konkurrues, edhe Atletico nuk heq dorë. Atletico është pesë pikë mbas nesh, më afër se të tjerët, por në futboll nuk duhet të përjashtosh askënd nga rivaliteti”.

Related posts

Carlos Bacca pritet të kthehet në Milan, pas përfundimit të këtij sezoni

Sadik.Autor

Modric tregohet i sinqertë: Schmeicheli më mposhti pasi më nervozoi…

Isa.Autor

Formacionet zyrtare: Leicester – Arsenal

Sadik.Autor

Leave a Comment