Champions League Futboll Sport

NDESHJET ÇEREKFINALE TE CHAMPIONSIT/ Mourino parashikon: Ja skuadra që do bëjë surprizën…

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve, trajneri Jose Mourinjo ka nisur nga parashikimet e tij në lidhje me skuadrat që sheh në turin tjetër.

Mes të tjerash, ai ka folur për takimin Porto-Liverpool, ku të dyja skuadrat i njeh shumë mirë.Mourinho është i bindur se kjo ndeshje do të jetë një tjetër histori në krahasim me sezonin e kaluar.

Ai shprehet se Porto ka mësuar nga gabimet e sezonit të fundit dhe është e gatshme që të bëjë surprizën për të kaluar në gjysmëfinale.

“Kualifikimi është një çështje e hapur dhe ajo që ndodhi sezonin e kaluar i përket së shkuarës. Besoj se trajneri do të shohë edhe një herë ndeshjen e vjetshme dhe do t’i bëjë pyetje vetes për të mos gabuar më këtë radhë. Them se Porto do të përfitojë. E di që Liverpooli ka cilësi të mira individuale, por janë në luftë edhe për titullin kampion në Angli dhe lojtarët nuk do të jenë asnjë ditë pushim”, tha Mourinho.

Related posts

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi: Goli i Gripshit dhe penalltia e humbur e Muzakës, korçarët dhurojnë spektakël në të parën (VIDEO)

Isa.Autor

KLUBI NË KRIZË TË THELLË/ Humbjet marramendëse të Barcelona-s, zbulohet shifra e frikshme

Delo.autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Legjenda e Manchester Cityt: Guardiola nuk largohet pa fituar këtë trofe…

Delo.autor

Leave a Comment