Formula 1

PISTA E PËRZGJEDHUR/ Një garë e Formula 1 për vendet nordike, ja shteti që hedh kandidaturën (FOTO)

Është padyshim vendi nordik që ka lidhjen më të veçantë me sportin e Formula 1, pasi ka patur dhe ka pilotë në këtë sport. Madje kampionë bote, si Mika Hakkinen dhe Kimi Raikkonen. Gjithsesi, kurrë më parë Finlanda nuk ka organizuar një garë të Formula 1. Për këtë arsye, AKK Motorsport, kompania që kontrollin sportin e motorave dhe garave me makina në Finlandë kërkon të thyejë këtë tabu.

Sipas revistës së njohur “Autosport”, pista e përzgjedhur për të organizuar një garë të Formula 1 në Finlandë është ajo e KymiRing, ku në vitin 2020 do të organizohet edhe një garë e Moto GP. “Ne do të vëzhgojmë se si do të shkojnë gjërat në këtë garë me motorë dhe më pas do të vendosim për të hedhur kandidaturën për të mirëpritur edhe një garë të Formula 1”, tha Tatu Lehmuskalio, presidenti i AKK.

Hera e fundit që një garë e Formula 1 është zhvilluar në vendet nordike daton në vitin 1978, në Suedi, që është vendi i vetëm që ka mirëpritur një garë të automobilizmit. Në këtë vend u zhvilluan 6 gara radhazi të Formula 1, në vitet 1973-1978.

Related posts

Vettel zbulon se kush mund të jetë piloti ri i Ferrarit

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Dorëzohet edhe Formula 1. Anullohen garat e Australisë, Bahrein e Vietnamit

Delo.autor

“DASHURI NË SHKRETËTIRË”/ Lando Norris prezanton të dashurën e tij nga Dubai

Delo.autor

Leave a Comment