Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA NIS FAZËN PËRGATITORE/ Klubi u heq autobusin futbollistëve, lojtarët udhëtuan me…

Tirana ka nisur fazën përgatitore, por çu ditë në këtë skuadër nuk kanë të sosur. Gjithsesi, te Tirana dihet që janë origjinalë dhe gjejnë forma të reja organizimi. Këtë herë skuadra nuk ka udhëtuar drejt Turqisë, siç bëri janarin e shkuar, por ka qëndruar në kryeqytet.

Prej dy ditësh, ekipi është grumbulluar në një nga hotelet e kryeqytetit ku po pushon, ndërsa paradite dhe pasdite skuadra zhvendoset nga Sauku në “Skënder Halili” për t’u stërvitur. Shumë mirë që është grumbulluar, por klubi nuk ka zgjidhur transportin e lojtarëve. Për dy ditë rresht, futbollistët kanë udhëtuar me makinat e tyre nga hoteli deri në fushë dhe anasjelltas.

Nuk kuptohet sjella e klubit, që mesa duket ka kursyer për të paguar një shërbim transporti me autobus të personalizuar për klubin. Një veprim që së pari i ka habitur të gjithë, pasi asnjëherë Tirana nuk ka lënë pa autobus skuadrën e saj, madje as kur luante në Kategorinë e Parë. Në fakt, edhe gjatë verës Tirana fazën përgatitore e zhvilloi në kryeqytet, por skuadra asnjëherë nuk ka udhëtuar me mjetet private të futbollistëve. Presidenca, madje të huajve u ka vënë edhe transport që të jenë korrekt në stërvitje, por këtë janar për grumbullimin e skuadrës nuk ka autobus, edhe pse është kushti minimal për një fazë përgatitore.

E KALUARA – Në kohën e Ze Marias skuadra kishte gjithmonë në dispozicion një autobus që merrte dhe çonte lojtarët dhe stafin nga hoteli dhe anasjelltas. Qartësisht askush nuk e kupton këtë veprim të klubit, pasi nuk është normale që lojtarët të udhëtojnë me makinat e tyre, për më tepër në orët e vona të pasdites. Do të ishte e udhës që skuadra të udhëtonte bashkë, pasi është grumbullim dhe rregulli është një për të gjithë. Është jashtë normales që të mendohet se te Tirana po kursejnë, pasi vetëm rroga e një lojtari pak të paguar është sa shpërblimi i transportit me autobus të skuadrës.

SHPENZIMET – Gjatë gjithë këtij sezoni, Tirana ka ulur ndjeshëm shpenzimet, sidomos për stafin dhe lojtarët. Si fillim u largua Ze Maria, shpenzimet vjetore të të cilit shkonin rreth 100,000 euro. Më pas është larguar Dejan Blazhevski, i cili ka pasur një rrogë të mirë, por në fund është larguar nga Tirana. Një shumë të lartë do të hiqte nga buxheti edhe largimi i Majkëll Ngosë, i cili merr rreth 6000 euro në muaj.

Pak a shumë, Tirana ka ulur ndjeshëm shpenzimet gjatë këtij sezoni. Aktualisht, skuadra ka një buxhet rreth 55 mijë euro në muaj vetëm për rroga, i cili mund të ulet ndjeshëm në fund të janarit. Po kështu, Tirana vendosi që të mos udhëtojë apo të zhvillojë përgatitjet dimërore jashtë Shqipërisë. Duke parë që duhet të shpenzonin rreth 30 mijë euro, kanë vendosur që këto para t’i ruajnë për blerjen e ndonjë futbollisti, duke qëndruar në Tiranë. Problemi i vetëm i fazës përgatitore është i ftohti i këtyre ditëve në kryeqytet.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ MARCHISIO befason me ekipin e ri, transferohet tek…

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Ibrahimovic nuk ka ndërmend të ndalet me rekordet, i radhës është me… tre shifra

Delo.autor

Krahu i djathtë i mbrojtjes nuk bind, ja dy emrat “BIG” për Barcelonën…

Isa.Autor

Leave a Comment