Futboll La Liga Sport

NUK HEQ DORË NGA MORATA/ Xavi: ja çfarë i ka kërkuar sulmuesit të Juventus-it

Barcelona dhe Xavi nuk heqin dorë nga Morata.

Sipas AS, katalanasit po vazhdojnë punën për të marrë sulmuesin e Juventus-it që në janar.

Madje duket se Xavi Hernandez ka zhvilluar një bisedë telefonike me futbollistin ditën e martë.

Trajneri i Barçës mësohet t’i ketë konfirmuar lojtarit interesin dhe përkushtimin e klubit spanjoll për të mbajtur hapat negociatat, duke i kërkuar edhe pak durim.

Kjo sepse balugranat po bëjnë gjithçka për të lehtësuar shpenzimet për rrogat duke shitur ndonjë lojtar për të krijuar hapësirë për Alvaro-n.

Në camp Nou e dinë se nuk do të jetë e lehtë të merret Morata, por kanë ndërmend ta provojnë deri në fund. Lojtari, nga ana e tij, është gati të transferohet te Barcelona dhe për Xavi-n është një prioritet absolut.

Related posts

Mauricio Pochettino: Jemi pjekur mjaftueshëm ta mundim Juven

Q.Autor

Kamberaj fiton etapën e tretë të Turit, italiani Gazzara qëndron lider

Sadik.Autor

E pabesueshme/ Nuk i dha “Topin e Artë”, ndaj “France Football” i kërkon falje Iniestës

Sadik.Autor

Leave a Comment