Futboll La Liga Sport

NIS AVENTURËN E RE/ Morata finalizon transferimin tek Atletico, ja kushtet e çuditshme…

Alvaro Morata do të mbërrijë mbrëmjen e të shtunës në Madrid, për të nisur aventurën e tij të re me skuadrën tjetër të kryeqytetit spanjoll. Atletico Madrid ka finalizuar suksesshëm tratativën për të nënshkruar me sulmuesin e përfaqësueses së Spanjës për 18 muaj, që përfshijnë gjysmën e mbetur të këtij sezoni dhe të ardhshmin.

Gjithsesi, Chelsea mund të rimarrë futbollistin e saj në fund të këtij sezoni, por vetëm për të luajtur te Blutë e Londrës dhe jo për ta transferuar atë në tjetër ekip. Nëse kushtet do të jenë të tilla, që Chelsea të kërkoj rikthimin e Moratas në korrik, atëherë Atletico ka të drejtën të blejë spanjollin.

Morata do t’i nënshtrohet testeve mjekësore gjatë ditës së diel, ndërsa të hënën do nënshkruajë të gjithë dokumentacionin për tu bërë me efekte të plota futbollist i Atletico Madrid. Pas më shumë se dy javë tratativa, në një fushatë që përfshiu shumë klube, mes të cilave edhe Milan, e gjithashtu ndikuar nga shumë lojtarë, skuadra e re e Moratas do të jetë Atletico.

Related posts

Messi: Jemi edhe më të fortë pa Neymarin

Q.Autor

E BUJSHME/ Acarohet situata mes Interit dhe Icardit, ish-kapiteni përgatit gjyqin

Delo.autor

ZYRTARE/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh

F.autor

Leave a Comment