Futboll La Liga Sport

“NO MESSI, NO PARTY”/ Boateng debuton me humbje në “Copa Del Rey”

Barcelona ka humbur 2-0 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Copa del Rey ndaj Sevilla-s në Ramon Sanchez Pizjuan.

Valverde ka rrezikuar jashtë mase me formacionin e zgjedhur ndaj një kundërshtari të fortë si Sevilla, duke lënë jashtë skuadrës Leo Messi-n, Busquets dhe Suarez.

Një veprim i gabuar i trajnerit katalanas dhe këtë e tregoi rezultati.

Boateng e nisi si titullar por nuk pati asnjë ndikim deri në zëvendësimin e tij pas rreth një ore lojë.

Dy golat e vendasve janë shënuar nga Sarabia dhe Ben Yedder. Me siguri që Messi do të jetë i pranishëm në Camp Nou kur Barça do të tentojë të përmbysë rezultatin.

Related posts

E BUJSHME/ Superkompjuteri zbulon fituesin e Premier League, ja ku renditet Southampton i Brojës…

Delo.autor

E PABESUESHME/ “400 gola në Europë”, Agnelli nderon Ronaldon

Isa.Autor

FITUAN ME EMPOLIN/ Strakosha shpëton Lazion me pritjen e vitit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment