Futboll Sport

“ISHA NJË NJERI I VDEKUR QË ECËN MBI TOKË”/ Mihajloviç flet për sëmundjen: I kisha premtuar lojtarëve se…

Sinisha Mihajloviç ka kaluar një nga periudhat më të vështira në jetën e tij, pasi para pak muajsh mori vesh se vuante nga sëmundja e leucemisë.

Një lajm ky shumë i keq për teknikun serb, i cili si një luftëtar i vërtetë që është vendosi që të niste luftën ndaj saj. Pas disa muajve luftë me sëmundjen, Mihajloviç është drejt përfundimit dhe ka dalë fitimtar.

Së fundmi trajneri i Bolonjës ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku flet për sëmundjen dhe një premtim që i kishte bërë skuadrës :”Tani dielli po shkëlqen, dhe unë mund të shoh dritë. Në futboll mund të keni shumë miq, por kur jeni në probleme ju do të jeni vetëm, dhe e shikoni veten në errësirë. MIHAJLOVIC

Familja është shumë e rëndësishme, Ariana gruaja ime është personi i vetëm që unë e di se ka vuajtur më shumë se mua. Unë i kisha premtuar lojtarëve të mi që do të shkoja në Verona, ndonëse peshoja vetëm 72 kg, dhe isha një njeri i vdekur që ec mbi tokë, por ishte një premtim dhe duhej ta mbaja. “, u shpreh Mihajloviç.

Related posts

STATISTIKAT/ Barcelona – PSV: Ja lojtari dhe dështimi i ndeshjes (FOTO)

Isa.Autor

SHKËLQEU PËR 7 SEZONE ME CHELSEAN/ Flet Trajneri Lampard: Na mungon Hazard…

Delo.autor

NGA BESIMTARË TEK PISTOLETA/ Protagonistë pas golave të shënuar, ja festimet më pikante në Superiore

Delo.autor

Leave a Comment