Gossip

“NUK ËSHTË HIPOKRIZI NË FUTBOLL”/ Wanda i shpreh “dashurinë” Marottas, flet edhe për Perisic

Wanda Nara konfirmoi takimin me Beppe Marotta për të folur për rinovimin e Mauro Icardit. Agjentja dhe gruaja e sulmuesit të Interit nuk i kursen fjalët e mira për drejtuesin e ri të zikaltërve.

“Ne kemi një udhëheqës të sinqertë, që flet për ne dhe shpjegon situatat. Nuk kemi biseduar për shifra. Interi ka prioritete të tjera dhe Mauro është kapiten. Ai gjithmonë thotë se dëshiron të largohet qendra e vëmendjes, dëshiron të ndihmojë ekipin”, tha Wanda në emisionin Tiki-Taka.

“Marotta më pëlqen, dukej një person i sinqertë dhe e tregoi. Kjo është ajo që ne kemi nevojë, nuk është hipokrizi në futboll, ai të sheh në fytyrë dhe të thotë të vërtetën, në këtë botë ne nuk jemi mësuar kështu”, shtoi më tej gruaja e Icardit.

Wanda ka ndërhyrë gjithashtu edhe për çështjen Perisic, e kufizuar megjithatë thotë se: “Ndoshta ka probleme personale”.

Në fund një shaka në listën e blerjeve të drejtorit sportiv të Juventusit, Paratici që u publikua në media, emri i Icardit mungonte në atë listë: “Po, është e vërtetë! Asnjëherë se keni takuar Paraticin? Nëse dëshiron mund ta ftojmë një mbrëmje dhe pyesni atë.”

Related posts

DOUGLAS COSTA MAHNIT ME TË DASHURËN SUPER SEKSI/ Nathalia Felix, perla jashtë fushe e yllit të Juventus (FOTO)

Delo.autor

Zgjodhi Brazilin, gruaja braktis Hulio Cezar: Burrat janë egoistë

Q.Autor

VENDOS TË DALË HAPUR/ Rocio Oliva e pranon: Po, jam ndarë nga Maradona (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment