Futboll Sport

PAS DËMTIMIT/ Kampioni i Botës kritikon Neymar: Je shumë i brishtë

Dëmtimi i Neymar ka trembur jo pak tifozët e brazilianit, të cilit presin me ankth shkallën e dëmtimit të sulmuesit.

Njëri prej tyre është edhe fituesi i Kupës së Botës 1998, Bixente Lizarazu, i cili kritikoi mënyrën e lojës së mbrojtjes së Strasburgut, por shtoi se edhe Neymar duhet të jetë më pak provokues.

“Unë e kuptoj reagimin e lojtarëve të Strasburgut, megjithëse nuk është mënyra me të cilën duhen shprehur. Ne mund të kritikojmë mënyrën e mbrojtjes të Strasburgut, por është e vërtetë që Neymar është paksa provokues dhe kjo i shqetëson mbrojtësit. Ai nuk ka nevojë ta bëjë këtë dhe ndonjëherë mund të luajë më thjeshtë, veçanërisht sepse është i brishtë”.-tha ai për “Telefoot “.

Neymar pësoi një dëmtim në kavilje në fitoren 2-0 që PSG mori përballë Strasbourg.

Related posts

Mandzukic FLET HAPUR/ Kjo është ajo që më PËLQEN nga JUVENTUSI…

Isa.Autor

REAL MADRID ZHGËNJEN SËRISH/ Alaves mposht “Los Blancos”, Zidane humbet sërish Hazard

Delo.autor

“DERBI DO TË JETË NJË PROVIM”/ Pioli: S’e kam zili Conten! Mungon Rebic, Ibra i karikuar

Delo.autor

Leave a Comment