Futboll Premier League Sport

“NUK JAM UNË QË…”/ Tek Chelsea nuk ka paqe për Sarrin, sulmuesi rebelohet ndaj trajnerit

Jashtë Morata, hyn Higuain. Përfunduan problemet për Chelsea? Me siguri që jo, sepse situata nga anët e “Stamford Bridge” nuk është aspak e qetë. Klasifikimi flet për vend të katërt, me 6 pikë avantazh mbi Arsenal dhe United, por nuk është saktësisht ajo që pritej pas një starti flakërues të futbollistëve të Sarrit. Pikërisht në adresë të teknikut Italian ka mbërritur së fundmi edhe ankesa e futbollistit të tij, dhe jo një çfarëdo, por kampioni i botës në fuqi, Olivier Giroud, i cili është i lodhur duke qëndruar në pankinë te Chelsea.

Francezi e thotë hapur fare dhe pa shumë lojëra fjalësh. Dhe mesazhi rëndohet edhe më shumë në intensitet, duke konsideruar që pas pak, mund të gjendet përballë edhe një tjetër rivali për postin e tij në skuadër. “Nuk jam unë që vendos se kush luan, por normalisht çdo futbollist dëshiron të zbresë gjithmonë në fushë. Duke parë që jam konkurues, nuk mund të jem i lumtur që qëndroj në pankinë. Por e mbaj për vete frustrimin dhe përpiqem ta transformoj në energji pozitive. Por, në 14 ndeshje që kam luajtur, kam nisur si titullar mbase vetëm gjysmën e tyre, kështu që komplikohet të mbash një vazhdimësi”, deklaroi Giroud.

Dhe duket se është pikërisht ndryshimi i trajnerëve te Chelsea që solli problemet për Giroud, që ndonëse nuk sulmon direkt Sarri, lë të kuptojë se është më e vështirë për atë të bindë ish-trajnerin e Napolit, se sa Antonio Conte, nën drejtimin e të cilit u paraqit aq mirë, sa për të fituar edhe postin e titullarit në Kupën e Botës me Francën.

“Për mua, gjashtë muajt e parë te Chelsea ishin fantastikë. U ambientova menjëherë mirë, u kuptova edhe me shokët. Fituam FA Cup dhe kam luajtur shumë, duke patur mundësinë të shkoj në Botëror. Më pas, kur u ktheva, disa gjëra ndryshuan. Erdhi trajneri i ri dhe m’u desh të nisja gjithçka nga e para, për t’i dëshmuar se jam gati për të luajtur te Chelsea. Për të qenë të sinqertë, ishte e komplikuar për mua, sidomos në muajin e fundit”, u shpreh sulmuesi francez i Chelseas, Oliver Giroud.

Related posts

REAL KËRKON TË PËRMIRËSOJË MBROJTJEN/ Bartra në shënjestër të kryeqytetasve

Isa.Autor

GJOBA 1 MILIONË EURO/ Ardjan Takaj konfirmon: Ja pse Skënderbeu nuk do shkrihet

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA NË KORÇË/ “Verilindorët” dhe Skënderbeu ndajnë pikët

Delo.autor

Leave a Comment