Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NË SPANJË/ Mesazhet e Neymarit bindën De Jong të zgjidhte Barcelonën për…

Frenkie de Jong zgjodhi Barcelona-n dhe refuzoi Paris Saint-Germain-in.

Një goditje e madhe në merkato për spanjollët, të cilët kanë siguruar shërbimet e një prej mesfushorëve më premtues në qarkullim. Dhe zgjedhja e holandezit është ndikuar nga Neymar.

Braziliani, në  fakt, është ankuar për nivelin e ulët të kampionatit francez në mesazhet e shumta që i ka dërguar ish-shokëve të skuadrës te Barcelona në Whatsapp, duke shtuar se ishte penduar për largimin nga Spanja.

Këto mesazhe, gjithmonë sipas “AS”, duket se janë  përdorur nga katalanasit për të bindur De Jong që të pranonte transferimin në Katalonjë dhe të refuzonte PSG-në.

Related posts

Interi kontakton Barcelonën për transferimin e yllit të skuadrës

Q.Autor

TRAJNERI I ROMËS “NË FIJE TË PERIT”/ Reali dhe Interi vendosin fatin e Di Francescos

Isa.Autor

JAVA E TRETË NË SUPERIORE/ Zbulohet axhenda, ja kur luhen 5 sfidat interesante…

Delo.autor

Leave a Comment