Futboll Seria A Sport

“NXEH” SFIDËN ME JUVENTUSIN/ Kesi: Superkupa nuk përfundon si në…

Frenk Kesi është rikthyer dje në stërvitje së bashku me pjesën tjetër të grupit, pasi të dielën kishte marrë një leje të veçantë nga klubi. 20- vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit, gjatë së cilës ka folur për disa nga temat e aktualitetit kuqezi, duke dhënë sinjale të tjera për lidhjen e tij të fortë më Milanin, pavarësisht zërave që e shohin larg kuqezinjve në të ardhmen.

Sezoni nis të shtunën më një ndeshje Kupe ndaj Sampdorias.

“San Siro” është shtëpia jonë dhe ajo që na jep më shumë emocione. Bën përshtypje kur mendon se do të luash e do të shohin 70 mijë njerëz. Bëhet fjalë për një stadium historik dhe pesha ndihet sapo zbret në fushë. “San Siro” nuk është si impiantet e tjera, është i ndryshëm dhe i veçantë, ndaj shpresoj ta nisim mbarë.

Ndërkohë, pavarësisht problemeve në fund të 2018-ës, Viti i Ri nis me Gatuzon në krye…

Është pa dyshim një trajner i madh. Kur je titullar, është normale që trajneri të të pëlqejë, por Gatuzo është një njeri i ndershëm. Kur duhet të punohet punojmë, por pas stërvitjes të lejon të bësh çfarë të duash. Me Rinon nuk mund t’i lejosh vetes ulje përqendrimi, sepse na qëndron pas si hije dhe na bërtet për çdo gjë.

Të njëjtën gjë bën edhe me Gonzalo Higuanin?

(Qesh) Gonzalo është një kampion, një futbollist shumë i fortë dhe profesionist i madh. Ne besojmë shumë tek ai dhe e dimë fort mirë se do të na ndihmojë të ngjitemi sa më lart. Shpresoj që të mos largohet dhe në të ardhmen të jetë ende pjesë e grupit.

Cilat janë objektivat e këtij Milani?

Në fillim të sezonit synimi ynë ishte që të renditeshim mes katër ekipeve të para në kampionat. Duam të marrim pjesë në Ligën e Kampioneve sezonin tjetër dhe do të bëjmë gjithçka për t’ia dalë mbanë. Unë nuk kam luajtur kurrë në Champions dhe mezi pres të provoj sepse është një kompeticion që më josh shumë.

Përpara se të rinisë kampionati, keni finalen e Superkupës kundër Juves.

Bardhezinjtë janë një skuadër e madhe, kanë vite që fitojnë, por ne, siç thashë, kemi objektiv Champions-in, pasi është ajo që na intereson. Në Superkupë duam të bëjmë një figurë të mirë e, përse jo, të fitojmë. Diçka është e sigurt, nuk duhet të përfundojë si finalja e Kupës së Italisë (Milani humbte 4- 0), në maj të vitit të kaluar.

Related posts

KORONAVIRUSI? ASNJË PROBLEM! Ja 5 kampionatet që injorojnë pandeminë (VIDEO)

Delo.autor

“BOMBERI” I BAYERN NUK NJEH LIMITE/ Gol çdo 37 minuta, ylli Lewandowski përmirëson rekordin e tij

Delo.autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Çelsi është “macja e zezë” e Guardiolës, shikoni si rreshtohen skuadrat

Delo.autor

Leave a Comment