Futboll Sport

I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS/ Marash Kumbulla jep lajmin e mirë në rrjetet sociale: Është koha për… (FOTO)

Lajm i mirë për Romën dhe trajnerin e saj portugezin Paolo Fonseka, Marash Kumbulla është shëruar nga koronavirusi.

Këtë lajm e ka publikuar vetë mbrojtësi shqiptar në Story në profilin e tij zyrtar në “Instagram” ku ka shkruar: “Është koha për t’u kthyer”.

Marash Kumbulla rezultoi pozitiv me COVID-19 përpara se të grumbullohej me Kombëtaren shqiptare, ndërkohë ai humbi tri sfidat e Shqipërisë dhe sfidat ndaj Parmës dhe Napolit në kampionat dhe ndaj Kluzhit në Europa Ligë. Ndeshja e tij e fundit kur është aktivizuar ishte më 5 nëntor në ndeshjen e parë ndaj Kluzhit në Europa Ligë.

Paolo Fonseka tani do të ketë në dispozicion një nga lojtarët më në formë të Romës këtë sezon.

Related posts

NUK KA LUAJTUR ENDE ME KOMBËTAREN/ Ja arsyeja e vërtetë e mosaktivizimit të mesfushorit Bajrami…

Delo.autor

FINALJA/ Roma SHËNON, por shikoni reagimin e çuditshëm të Mourinhos ndaj lojtarëve te stolit…

F.autor

NAPOLI DHE MILANI DUAN FINALEN/ Publikohen formacionet zyrtare nga Konte e Alegri

F.autor

Leave a Comment