Futboll Sport

“O BIR K**RVE”/ Pas sherrit: “Vinicius e ofendoi nga nëna, lojtarët e Realit nuk sillen kështu”

Reali i Madridit fitoi me shumë vuajtje të dielën në Sevilje ndaj Betis dhe gjatë sfidës u zhvillua një duel i ashpër mes mbrojtësit vendas Bartra dhe sulmuesit të Realit Vinicius.

Pas ndeshjes Bartra u ndal te dueli me brazilianin e talentuar, duke evidentuar sjelljen e shëmtuar të 18-vjeçarit, i cili e ofendoi nga nëna, sipas ish-mbrojtësit të Barcelonës.

Afër fundit të ndeshjes Bartra e Vinicius u grindën për shkak të një faulli të mbrojtësit dhe vonesës së lojës nga sulmuesi, ndërsa pas ndeshjes Bartra zbuloi çfarë ndodhi në atë moment.

“I thashë disa herë që duhej të çohej, po rrëzohej tërë kohën dhe vononte lojën, duke treguar edhe mungesë respekti ndaj meje.

“Më quajti tre herë ‘bir k….’, le të themi që më kujtoi nënën.

“Është shumë i ri dhe ka shumë për të mësuar nga shokët e ekipit te Reali, të cilët i njoh mirë. Nuk mendoj se lojtarët e Realit duhet të sillen kështu”.

Related posts

Solari zbulon prapaskenat: Skuadra e do në formacionin këtë lojtar të Real Madridit

Delo.autor

Wenger: “Sanchez te United vetëm për Mkhitaryan! Aubameyan? Absolutisht…”

Q.Autor

MERKATO/ Alex Sandro dëshiron Premier League, Juventusi piketon zëvendësuesin

Isa.Autor

Leave a Comment