Futboll La Liga Sport

400 GOLA NË LA LIGA/ Askush si Messi. Ja “skaneri” i plotë i këtij rekordi

Leo Messi e ka arritur këtë “stacion” të lakmuar nga çdo futbollist në La Liga. Ishte goli i tij i 400-të në kampionatin spanjoll me Barcelonën, ai i së dielës kundër Eibar, në “Camp Nou”. Një shifër e paparë kurrë në historinë e kompeticonit në fjalë, në raportin 400 gola në 435 ndeshje. Me një mesatare 0.91 gola për ndeshje, ylli argjentinas nuk njeh limite.

Ai debutoi te katalanasit më 16 tetor 2004, në ndeshjen Espanyol-Barcelona 0-1. Që nga 1 maj 2005, kundër Albacete në “Camp Nou”, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk është ndalur kurrë së shënuari. Maksimumi i “rrjetave” të tij në një sezon është 50 gola (2011-2012).

Pas Messit vjen Cristiano Ronaldo, me 311 gola. Dhe kështu me radhë: Zarra (252), Hugo Sanchez (234), Raul (228), Di Stefano (227), Caesar (220), Quini (219), Pahiño (212) dhe Mundo (195), që zënë “top 10” syhënuesit më të mirë në historinë e La Liga-s.

Golat jubilarë të Messit në La Liga
Goli i 100-të: Almeria-Barça 0-8, më 20.11.2010. Shënuar në minutën e 36-të.
Goli i 200-të: Barça-Sporting 5-1, më 27.01.2013. Shënuar në minutën e 28-të (pen).
Goli i 300-të: Sporting-Barça 1-3, më 02.17.2016. Shënuar në minutën e 24-t.
Goli i 400-të: Barça-Eibar 3-0, më 13.01.2019. Shënuar në minutën e 53-të.

“Viktimat” e tij të preferuara
Ekipi që i ka provuar më tepër në kurriz golat e Leo Messit është Sevilla. Ajo ka pësuar 25 gola nga ylli argjentinas, e ndjekur nga Atletico Madrid (23), Valencia (22), Osasuna (21), Deportivo dhe Espanyol (20).

Kuriozitete
Për të shënuar 400 gola me Barcelonën në La Liga, Messi duhej të luante 435 ndeshje, prej të cilave 387 i filloi si titullar (startues) dhe 48 si zëvendësues. 400 golat e tij ndahen në këtë mënyrë: në “Camp Nou” janë shënuar 231 gola në 218 ndeshje, ndërsa në transfertë, ose në fushë asnjanëse ky raport është 169 gola në 217 ndeshje

Related posts

Akordohet penalltia më e çuditshme në historinë e futbollit!

Sadik.Autor

LAZIO “PESHKON” NË PREMIER LEAGUE/ Tare nis bisedimet për mesfushorin e Manchester United…

Delo.autor

70 MILIONË EURO PLUS YLLIN E EKIPIT/ Propozimi i “çmendur” i Realit për yllin e Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment