Futboll Gossip Sport

NDODH E PAPRITURA/ Xherdan Shaqiri i jep fund lidhjes 1-vjeçare me këngëtaren shqiptare

Futbollisti i Liverpulit Xherdan Shaqiri dhe këngëtarja Dhurata Ahmetaj, duket se nuk janë më bashkë. Dyshimet kanë nisur nga një postim i bërë nga Dhurata në Instastory. Ajo ka lënë të kuptohet se është single dhe në jetë ka qëllime të tjera.

 

“Të gjithë janë shtatzënë, të fejuar apo të martuar. Unë thjesht dua të humbas peshë dhe të udhëtoj”, shkruhet në një foto të shpërndarë nga këngëtarja në Instagram.

Kujtojmë që lidhja e dashurisë së çiftit u zbulua gjatë periudhës së karantinës. Ata mbajtën një lidhje në distancë, megjithatë herë pas here gjenin mënyra si të ishin sa më pranë njëri-tjetrit.

Xherdani, i cili jeton në Liverpul, e viziton shpesh Shqipërinë, por udhëtimet më të shpeshta drejt tij i bënte këngëtarja.

Mbetet për t’u parë nëse Dhurata Ahmetaj dhe Xherdan Shaqiri do të rikthehen, apo ishte thjesht një lidhje pasionante e momentit.

Related posts

PAS 8 MUAJSH NGA ARRESTI KARDIAK/ Eriksen përgatitet për kthimin në fushë, FIFA i jep lajmin e madh

Delo.autor

DY GOLA NË 3 MINUTA NË PREMIER/ Ylli i Totenhamit “shpërthen” rrjetën dhe shtang portierin (VIDEO)

Delo.autor

Ze Maria pret blerjet, 5 lojtarë i mbajnë pezull merkaton Tiranës

Sadik.Autor

Leave a Comment