Futboll Premier League Premier League Sport

RAPORTI I UEFA-S/ Premier League dominon, Djajtë e Kuq” parakalojnë Real Madridin me…

Një raport i ri i UEFA-s, i bazuar në të dhënat financiare të grumbulluara nga 2007-ta deri në 2017-ën, konfirmon fuqinë ekonomike të Premier League në krahasim me kampionatet e tjera kryesore të Europës. Një numër rekord prej 13 klubesh të kampionatit anglez janë mes 30-të më të pasurve të Europës, me Manchester United që kryeson renditjen.

Edhe pse nuk patur sukses në edicionet e fundit të Champions League, United ka arkëtuar 676 milionë euro. Një milion më shumë se Real Madrid, që ka dominuar ediconet e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Manchester City (5), Arsenal (7), Liverpool (8) dhe Chelsea (9) janë pjesë e 10 vendeve të para.

Në total, 20 skuadrat e Premier League kanë fituar një shumë rekord prej 5.3 miliardë eurosh nga 2007-ta në 2017-ën, duke lënë shumë mbrapa La Liga-n (2.8 mld), Bundesliga-n (2.7 mld), Serinë A (2 mld) dhe Ligue 1 (1.5 mld). Raporti ka shpjeguar se kjo diferencë vazhdon të rritet për shkak të marrëveshjeve multimiliardere të nënshkruara nga Premier League për të drejtat televizive.

“Klubet e Premier League kanë rritur me 1.9 miliardë euro të ardhurat nga shitja e të drejtave televizive në 10 vitet e fundit. Të njëjtën rritje kanë pësuar të gjithë klubet e tjera të Europës të marra bashkë”, lexohet në raport.

Related posts

E PABESUESHME NË CHAMPIONS/ Myrto Uzuni zhbllokon sfidën ndaj Juventus dhe feston si CR7 (VIDEO)

Delo.autor

FRIKA NGA KORONAVIRUSI/ Shikoni çfarë bëjnë në Premier League, bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS FUTET NË GARË ME “ZIKALTËRIT”/ Paratici kërkon të “rrëmbejë” yllin e Barcelonës…

Delo.autor

Leave a Comment