Gossip

PAMJET MAHNITËSE/ Në kështjellën e Aron Ramseyt, aty ku ka edhe… (FOTO)

Sipas klasifikimeve të turizmit, Uellsi konsiderohet një prej 10 vendeve më të bukura të botës: kur gjendesh përballë kështjellës së Karfillit, e dyta më e madhe në Britaninë e Madhe, një fortesë spektakolare e ndërtuar mes viteve 1268-1271, mrekullohesh. Ka edhe një kullë të varur, e cila mund të admirohet nga pabi që gjendet në krahun e kundërt. Lokali, në orën 3 të pasdites, ka pak frekuentues, të gjithë me një birrë në duar, burra dhe gra.

Në ballkonin e “Court House” dallohej emri i qytetarit më të famshëm të këtij komuniteti prej 31 mijë banorësh, 20 minuta larg me tren nga Kardifi: Aron Ramsej. Futbollisti i ardhshëm i Juventusit ka lindur këtu dhe deri pak kohë më parë aty i jetonte edhe familja: prindërit Kevin-Marlen dhe vëllai Xhosh.

“Piu një birrë, ishte shumë i qetë dhe i shoqërueshëm. Këtu në Karfill të gjithë e duan Aronin. Falë tij, emri i qytezës tonë vazhdon të përflitet në botë. Por mos më kërkoni një gjykim sesi është si futbollist, unë jam një tifoz i regbit. Këtu është spor ti kryesor”, thotë kuzhinieri Ben Dejvis.

REGBI – Nuk është e vështirë ta besosh: e vetmja fushë sportive në qendër është fusha ku mbizotëron topi oval. Dy tribuna, dy tabela me sponsorë, një kapacitet prej 5 mijë spektatorësh dhe tapeti që tregon gjurmët e këmbëve, por që është shumë pak në krahasim me atë që ndodhi gjatë Luftës II Botërore, kur struktura u bombardua nga gjermanët.

Karfill RFC luan “Welsh Union League 2 East”, kategoria e katërt në piramidën e kampionatit të këtij sporti. Dhe ndoshta ky do të ishte edhe fati i Aron Ramsejt, nëse në shkollë nuk do të kishte takuar Xheremi Evans, një mësues fizkulture që nuhati potencialet e jashtëzakonshme të djaloshit.

SHKOLLA – Instituti që ndodhi Ramsej ndodhet në Fleurde-Lys, gjysmë ore me autobus nga Karfilli. Quhet “Ysgol Gyfun Cër Rhymni”. Aron ishte një nxënës i shkëlqyer.

Kishte notat maksimale në gjuhën uellsiane dhe ishte i zoti edhe në lëndë të tjera. Në orën e fizkulturës ishte një fenomen. Luante regbi dhe futboll. Ishte shumë i fortë në spartakiada. “Kam dhënë mësim për 25 vite dhe është me diferencë të madhe djali më i mirë që kemi pasur”, tregon Evans gjatë një interviste për “The Guardian” në vitin 2013. “Ndihma e tij ishte superiore në krahasim me atë që ne i dhamë.

Në sport ishte një talent natyral në gjithçka. Ishte i zoti në 800 metra dhe në ski, një gjimnast i shkëlqyer dhe shkëlqente në pesëgarësh.

Ishte kampion i Uellsit për moshën 9-vjeçare”. Evans e përshkruan kështu ditën që Ramsej u thirr nga Kardifi pas një prove të kaluar me të gjitha votat. “Shefi i institutit e thërriti për t’i thënë se kishin telefonuar për të pyetur rreth disponueshmërisë së Aronit për ndeshjen e së shtunës së ardhshme. Ai ndodhej në oborr së bashku me fëmijët e tjerë kur ia komunikuam lajmin”.

 

PROFIL MODEST – Te Kardifi ai punoi me Li Robinsonin, ish-përgjegjësin e akademisë. “Përgjithësisht, lojtarët e rinj meritojnë nota të larta në tre apo katër elemente themelore për futbollistin: teknike, taktike, fizike dhe psikologjike”. Ramsej u rikthye në shkollë dy herë për aktivitete bamirësie.

Nuk e ka shfaqur kurrë për pasurinë e tij: makina e parë ishte një Ford Fiesta. Marrëdhënia me familjen është shumë e ngushtë, edhe pas martesës me Kollin Roulends, me të cilën vuri kurorë më 8 qershor 2014. Dhurata që tregoi çifti? “Një çek për të mbështetur kërkimin kundër sëmundjes së Parkinsonit”.

KRENARË – Në Karfilli janë krenarë që kanë mësuar se Ramsej do të luajë te Juventusi me Kristiano Ronaldon. Ishte fati që herët a vonë, ata do të vishnin të njëjtën fanellë: kur në vitin 2008 Fergusoni kërkoi të transferonte Aronin në Mançester, portugezi ishte ende ylli i “djajve të kuq”.

“T’i shihje së bashku, – tregon taksisti Rajan, – është një kënaqësi e madhe për ne. Por, unë preferoj regbin”. Nuk kemi dyshime. Topi oval, kështjella dhe djathi i prodhuar nga këto anë, janë specialitetet e Karfillit, plus Ramsejn natyrisht.

Related posts

Portieri i Liverpoolit në krahët e biondes së tretë (FOTO)

Q.Autor

Bashkëshortja e Donarumës, “lutje” në rrjetet sociale: Kujdesu për ne!

Q.Autor

REAGIMI/ Gruaja e portierit portugez lëshon “bombën”: Lojtarët duhet të mas…

Sadik.Autor

Leave a Comment