Futboll Premier League Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ Bashkëshortja e lojtarit zbulon interesin e Man United për…

Sipas bashkëshortes së lojtarit të krahut Yannick Carrasco, Manchester United është në pritje për të marrë ish-lojtarin e Atletico-s nga klubi kinez Dalian Yifang këtë muaj.

25 vjeçari vendosi të shkonte në kampionatin e largët vitin e kaluar, por është i hapur për një lëvizje drejt Evropës sërish.

Arsenal ka qenë favorite nga ekipet e Premier League, por fatkeqësisht nuk kanë para për të firmosur një kontratë të qëndrueshme me të.

Bashkëshortja e tij, ish-missi i Belgjikës, Noemie Happart, ka deklaruar se “Djajtë e Kuq” po e kërkojnë deshpërimisht atë në Old Trafford.

“Ka shumë ekipe që kanë shfaqur interes për të. Shumë ekipe e kanë kontaktuar,”-ka thënë ajo për RTBF.

“Yannick ka marrë oferta nga Gjermania, Spanja, Anglia dhe Italia por asgjë nuk është bërë konkrete deri tani, pasi nuk ka firmosur ende asgjë.”

Duke iu adresuar United ajo ka thënë: “Po, ata janë shumë të interesuar. Nuk do ta fsheh nga ju por asgjë nuk është firmosur ende.”

Related posts

Ancelotti është në bisedimet me skuadrën e Napolit

Sadik.Autor

SHKODRA NË FESTË/ Vajzat e Vllaznisë vazhdojnë rrugëtimin në Europë pas 6 golave dhe penalltive

Delo.autor

Manchester United bën gati 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Sadik.Autor

Leave a Comment