Futboll Premier League Sport

PARA NDESHJES “DERBI”/ Ja reagimi i Shaqirit për sfidën ndaj Man Cityt (FOTO)

Kanë mbetur më pak se dy orë deri të fillimi i derbit të madh në Angli, i cili edhe mund të përcaktojë për këtë vit titullin e kampionëve. Për këtë Shaqiri ka reaguar në rrjetet sociale

Gjithçka është gati sonte për ndeshjen në Etihad Stadium në mes të Manchester Cityt dhe Liverpoolit, e gati është edhe Shaqiri.

Mesfushori kosovar ka postuar një fotografi në rrjetet sociale ku duket se mezi pret që të luaj në këtë ndeshje të cilën ai e ka konsideruar si ndeshje të madhe.

“”Ndeshje e madhe sonte”, ka shkruar Shaqiri në rrjetet sociale.

Ndryshe, Liverpool luan sot ndeshjen kundër kampionit aktual Manchester City. Një humbje do të bënte që djemtë e Guardiolës ti ofrohen atyre në katër pikë, andaj fitorja sonte është esenciale për skuadrën e Aro Muric.

Në anën tjetër Liverpoolit i konvenon edhe barazimi por fitorja do ta largonte atë 10 pikë nga Manchester City dhe nëntë nga Tottenhami që për momentin është në vendin e dytë.

Related posts

SA VLEN NJË FUTBOLLIST? Neymar kryeson me 229 milionë euro, ja ku renditet CR7…

Delo.autor

A DO TË KTHEHET NEYMAR TEK BARCELONA? Babai i tij godet fort me përgjigjen… (FOTO)

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ TEUTËS/ Nica: Problemet sa vijnë dhe shtohen, unë do të…

Isa.Autor

Leave a Comment