Futboll La Liga Sport

PAS FITORES NDAJ EIBARIT/ Valverde: Coutinho, Messi dhe e ardhmja

Trajneri i Barcelona-s Ernesto Valverde ka dalë përpara gazetarëve pas sfidës së fituar 3-0 të Barcelona-s ndaj Eibar.

Përmbledhja e ndeshjes: “Pjesa e parë na ka kushtuar shumë, ata ishin të freksët gjatë presingut dhe na e bënë të vështirë të gjenim sulmuesit tanë, por në të njëjtën kohë nuk na krijuan probleme. Kemi dominuar ndeshjen dhe më pas erdhën edhe golat.

Coutinho: “Ai është një lojtar që na ka dhënë shumë dhe do të vazhdojë të japë shumë. Ndonjëherë ulet në stol pasi luajmë tre ndeshje në javë dhe duhet të pushojë.

Messi, 500 gola? “400 janë shumë, por gjëja më e mirë është se ai është më shumë se një golashënues, ai bën gjithçka.”

E ardhmja: “Kam një kontratë dhe do ta respektojë, si unë ashtu edhe klubi. Nuk ka asnjë dyshim.”

Related posts

E SHITI NË PREMIER LEAGUE VERËN E KALUAR/ Juventus kërkon të rikthejë në skuadër sulmuesin…

Delo.autor

Shokohet Interi! Rrezikon të humbasë lojtarin që ndihmojë të kualifikohet në Champions League

Sadik.Autor

Cristiano, Messi… Lojtarët që kanë shënuar më shumë gola nga gjuajtjet e lira në 10 vjetët e fundit

Q.Autor

Leave a Comment