Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ LAZIOS/ Chiellini: Ky ishte skuadra më i keq i sezonit, do të shihni…

Giorgio Chiellini pranon se për 60 minuta lojë ishte Juventusi më i keq i sezonit, por fatmirësisht ka lojtarë në ekip që bëjnë diferencën.

Bardhezinjtë janë dominuar nga Lazio dhe nuk bënë asnjë goditje në portë gjatë pjesës së parë, duke kaluar në disavantazh me autogolin e Emre Can.

Gjithsesi, zëvendësuesi Joao Cancelo ka shënuar golin e barazimit përpara se të fitonte penalltinë e ekzekutuar nga Cristiano Ronaldo.

“Për 60 minuta ishte Juventusi më i keq i sezonit. Megjithatë, në mënyrë paradoksale, pas golit të tyre gjetëm forcën mendore për ta përmbysur rezultatin,” shprehet Chiellini.

“Kemi lojtarë në ekip që bëjnë diferencën. Szczesny na mbajti në lojë për një orë, më pas arritëm të kundërpërgjigjeshim.

“Juventusin e vërtetë do të shihni duke filluar nga 20 shkurti, por është e rëndësishme të marrim rezultate të mira deri atëherë. E dinim se do të ishte e vështirë ndaj Lazio-s, si gjithmonë.”

Related posts

DASHURI DHE URREJTJE/ Neymar “i pacipë”, hedh për herë të tretë në gjyq…

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA E BUJSHME/ Isak transferohet për 125 mln paund te gjiganti europian

F.autor

CANDREVA NË ROLIN E KAMARIERIT/ Sampdoria e prezanton me pamje të veçantë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment