Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KORONAVIRUSI/ Është zyrtare, ja vendimi për ndeshjet miqësore të Kombëtares

Koronavirusi ka shkaktuar kaos në pjesën më të madhe të vendeve, teksa ditën e djeshme u konfirmuan edhe 2 raste zyrtare në Shqipëri. Kombëtarja e Shqipërisë kishte programuar dy miqësore për t’i zhvilluar në fundin e këtij muaji, përkatësisht ndaj San Marinos dhe Sllovenisë.

Ndërkohë së fundmi mësohet se është anuluar miqësorja ndaj San Marinos, teksa drejt anulimit është dhe ndeshja me Sloveninë. Stafi drejtues italian nuk mund të lëvizë nga Italia ndërkohë që edhe lojtarët e kanë të pamundur lëvizjen e lirshme.

Ndeshjet ishin programuar të luheshin në fund të muajit në Itali, pastaj u mendua dhe për në Tiranë, por asnjë nga alternativat nuk garanton siguri, ndaj është vendosur deri më tani që miqësorja me San Marinon të anulohet.

Related posts

“MERITUAM MË SHUMË/ Zv.trajneri Inter-it: Juventus mbetet pikë referimi sepse…

Delo.autor

SHTYRJA E VENDIMIT NGA “CAS”/ Ja çfarë pritet për Skënderbeun

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË ME GARETH BALE/ Barnett: Mos e thuaj më nëse do të jesh menaxheri im

Delo.autor

Leave a Comment