Futboll Premier League Sport

PAS HUMBJES NDAJ TOTTENHAM/ Sarri kritikon: Arbitrat nuk janë në gjendje ta përdorin sistemin

Maurizio Sarri, pas humbjes së pësuar në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup kundër Tottenham, ka shprehur pakënaqësinë e tij me mënyrën si është përdorur VAR.

Takimi i luajtur në “Wembley”, i mbyllur në favor të “Spurs” me rezultatin 1-0, u vendos nga një penallti e Harry Kane, që u akordua pas ndërhyrjes së teknologjisë.

Problemi është se, sipas trajnerit të Chelsea, ata që kanë parë imazhet duhet të kishin vënë re se sulmuesi anglez ishte në pozicion jashtë loje në fillimin e aksionit.

“Arbitrat anglezë nuk janë në gjendje ta përdorin sistemin. Nuk e di nëse do t’ia dalin. Nga imazhet që kam parë unë, Kane ishte në pozicion jashtë loje”, ka thënë trajneri italian.

Related posts

“EURO 2023″/ Lista e ekipit Kombëtar U-21 pëson ndryshime, trajneri Bushi ka vendos të mos…

Delo.autor

(FOTO) Nga Espanyol te Barça… Coutinho bëhet si Valverde dhe gjashtë të tjerë!

Q.Autor

MILANI BARAZOI ME LAZION/ Replika Salvini-Gattuso për një zëvendësim: Borini vraponte si gjyshja ime

Isa.Autor

Leave a Comment