Futboll Sport

TENSIONI/ Tifozët kundër Pikesë: Tërhiqu nga Barcelona!

Dita e parë e punës pas kthimit nga pushimet nuk ka qenë shumë e këndshme për mbrojtësin e Barcelonës, Zherard Pike.

Pas disa javësh të shoqëruar nga debate si pasojë e një fundsezoni problematik dhe më pas ndarjes nga Shakira, Pike vazhdon të mos gjejë qetësi.

Këtë herë ai është vënë nën shënjestrën e tifozëve të Barcelonës.

Një grup tifozësh të Barcelonës kanë qenë të pranishëm në qendrën stërvitore të klubit në ditën e parë të përgatitjeve për sezonin e ri.

Nëse për lojtarët e tjerë ka pasur një pritje miqësore, ndryshe ka ndodhur me Pikenë. Tifozët e kanë kontestuar mbrojtësin, teksa nuk kanë munguar thirrjet: Pike, tërhiqu nga futbolli!

Related posts

Jim Pallotta: Roma nuk kishte zgjedhje tjetër për Salah dhe Pjanicin

Sadik.Autor

MERR FUND MAKTHI/ Shqipëria U-19 rikthehet te FITORJA, mposht minimalisht Rumaninë

Isa.Autor

KOMBËTARJA U-19/ Shqipëria e femrave përgatitet për kualifikueset e Europianit 2022

Delo.autor

Leave a Comment